Guardia di Finanza ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande droge e cila operonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjithsej në pranga kanë rënë 7 persona, shkruan ilnotiziario.net
Aksioni i policisë së vendit fqinj u përqendrua në Comos, Milano dhe Monza Brianza. Kjo bandë përveç trafikimit të lëndëve narkotike trafikonte dhe armë. Por, droga që ata shpërndanin kryesisht vinte nga Shqipëria.
Mësohet se hetimet kanë nisur në vitin 2016 dhe policia ka sekuestruar një sasi prej 800 kg marijuanë, 3 kg kokainë dhe tre armë.
Hetimi, është udhëhequr nga Zëvendës Prokurori Publik në Como, dr. Antonio Nalesso, ku u zbulua një organizatë ndërkombëtare e trafikimit të drogës, veçanërisht të marihuanës dhe kokainës, që vinte nga Shqipëria dhe kishte për destinacion vende të ndryshme kryesisht dyqane të vendosura në Lazio, Marche, Toscana, Veneto Lombardia, Piemonte, Abruzzo dhe Emilia Romagna.
Të arrestuari janë:
B.B., shqiptarë e 36 vjet, me banim në Albavilla (CO)
V.M., shqiptar 32 vjeç, banues në Inverigo (CO)
R.B. 34 vjeçar, banues në Como
M.S., italiane 38-vjeçar banore i Veduggio Con Colzano (MB)
X.B., shqiptare e 42 vjeç
E. R., shqiptar 30 vjeç
B. B., Mali i Zi 27 vjet
a.ç











