Policia e Vlorës bën me dije se ka asgjësuar 500 bimë narkotike në vendin e quajtur ”Gropa e Sterës”, në Llogara të kultivuara në 170 gropa.
Gjithashtu në fshatin Risili policia ka konstatuar të kultivuara rreth 213 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Pas komunikimit që është bërë me Prokurorin, policia ka bërë asgjësimin e tyre me anë të shkuljes dhe të djegies. Policia njofton se po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”
a.ç