• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Asgjësohen 710 bimë kanabis në fshatin Mërqi të Lezhës, arrestohet një 40-vjeçar

by Java News
13/09/2023 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në fshatin Mërqi të Lezhës.

Gjatë fazës së 36-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi” u asgjësuan 710 bimë kanabis përmes djegies.

Policia shpalli në kërkim një person tjetër, i identifikuar si N. P., 33 vjeç, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e 36-të, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut. Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mërqi. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 710 bimë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.

Në zbatim të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjences policore, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 36-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”. Gjatë operacionit, në fshatin Mërqi, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin V. M., 40 vjeç, banues në fshatin Mërqi. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. P., 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./f.s

Next Post
Bie nga pallati, ndërron jetë punëtori në Vlorë

Makina përplas për vdekje gruan në Tiranë, arrestohet shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

“Turpi dhe morali, shpikje patriarkale”, “Gratë e mira bëjnë…”/ Shkrime në mure pas publikimit të videove intime të artisteve

October 3, 2026
Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

Zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord

October 3, 2026
Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com