Policia e Shkodrës ka asgjësuar 56 bimë kanabis sativa ditën e djeshme në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Mulliri i Shehut” poshtë qafës “Boshit të Madh, Njësia Administrative Pult.
Lidhur me këtë rast, policia sqaron se është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e D. K. 41 vjeç, banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina Shkodër.
Ndërsa, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
a.ç