Në kuadër të fazës së 24 të operacionit policor të koduar “Territori i pastër” janë gjetur të kultivuara 304 bimë kanabis në fshatin Borizanë të Krujës.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua autori i dyshuar i veprimtarisë kriminale, 60-vjeçari me iniciale S.D., si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, 49-vjeçari me inciale K.D, që të dy banues në fshatin Borizanë. 304 bimët kanabis të gjetura u asgjësuan me anë të djegies.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 663 bimë narkotike kanabis. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/f.stafa