Në zbatim të planit të veprimit mbi goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, vijon aksioni për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike si dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar.
Konkretisht me datë 05.06.2016, në një zonë pyjore, në fshatin Shet Skuraj – Kurbin, gjatë kontrollit të planizuar të teritorit nga sherbimet e policisë në tre parcela të ndryshme në mal janë konstatuar të kultivuara 1290 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva me gjatësi që varionte nga 10-70 cm të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Kurbin për veprën penale” Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. (java / r.a)