• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Asgjësohen 11 mijë bimë kanabis sativa, operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

by A R
25/07/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze është finalizuar me asgjësimin e rreth 11 mijë bimëve narkoti dhe arrestimin e një 27-vjeçari nga Shkodra.

Parcela me bimët narkotike është zbuluar në kufirin me Malin e Zi.

“Konferencë e përbashkët për shtyp, ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Kufirit dhe Policisë së Malit të Zi, për finalizmin e një operacioni anticannabis, në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Përshëndetje, jam sot këtu, bashkë me Drejtorin e Forcës Kombëtare të Sigurisë në DPPSH, Drejtorin Rajonal për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, dhe me homologët e Policisë së Malit të Zi, për të bërë publike rezultatet e operacionit të përbashkët të koduar “Bjeshkët”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Sot, më datë 25.07.2024, në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në kushte të vështira operacionale, është zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, Forcën e Sigurisë Kombëtare dhe me Njësinë Speciale “RENEA”, u finalizua operacioni policor i koduar “Bjeshket”, gjatë të cilit u bë asgjësimi i 11 358 bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 3 parcela, si dhe kapja në flagrancë e autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit M. G., 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhjetëshe, me municion dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje.

Për finalizmin e këtij operacioni, në emër të Policisë së Shtetit, dua të falënderoj kolegët e Policisë së Malit të zi, për bashkëpunimin korrekt dhe profesional me shërbimet e Policisë shqiptare. Ky model bashkëpunimi tregon dhe një herë marrëdhëniet shumë të mira mes dy policive, si dhe besimin për të shkëmbyer çdo informacion në luftë ndaj krimit.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në funksion të këtij plani operacional, që nga muaji janar i vitit 2024, deri sot, janë asgjësuar 249 834bimë dhe fidanë cannabis sativa, si dhe janë evidentuar 242 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet për fillimin e procedimeve penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në funksion të këtyre hetimeve që po kryhen nga DVP Shkodër, ne po koordinohemi dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe me Prokurorinë e Posaçme SPAK, për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të personave të përfshirë në këtë veprimtari.

Fokusi i punës së strukturave të DVP Shkodër nuk është përqendruar vetëm tek asgjësimi i bimëve narkotike, por dhe te goditja e veprimtarive kriminale që kanë të bëjnë me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe me trafikun e këtyre lëndëve.

Vlen të theksohet fakti se gjatë kësaj periudhe që ne po analizojmë janë goditur një sërë rastesh që kanë të bëjnë me shpërndarjen e lëndëve narkotike si cannabis sativa, çokollatë dhe drogave të forta.

Po në funksion të këtij plani operacional, ne kemi marrë takim me të gjithë banorët e këtyre zonave, ku ka pasur informacione se do të ushtrohet kjo veprimtari kriminale dhe iu kemi bërë të qartë se kjo veprimtari nuk do të tolerohet nga ana jonë.

Ne nuk do të ndalemi asnjë sekondë deri në asgjësimin e çdo bime narkotike të mbjellë në juridiksionin e qarkut Shkodër.

Me këtë rast ftoj të gjithë komunitetin e mrekullueshëm të Shkodrës që të denoncojnë çdo rast të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe rastet e shpërndarjes së lëndëve narkotike”, njofton policia.

/a.r

Next Post
Olimpiada “Paris 2024”, Luiza Gega e Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse

Olimpiada “Paris 2024”, Luiza Gega e Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Franca dhe Britania në bisedime për t'i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve -

Franca dhe Britania në bisedime për ti dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com