• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asgjë nuk lind mbi gërmadha…

by Artur Ajazi
12/04/2024 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Nuk ikin për asnjë arsye. Nuk largohen, edhe sikur të bëhet qameti, edhe sikur të ndodhë kataklizmoja. Erdhën, zunë vendet, vunë pasurira, blenë poste dhe ofiqe, bënin aleanca, koalicione, po bëjnë federata, por nuk kanë ndërmend të largohen. Këta janë politikanët e plakur në karrige, kolltuqe dhe poltrone zyrash dhe ministrish. Janë gërrmadha e klasës së vjetër politike, që çdo 4 vjet qysh nga 1991 deri sot, nuk ikin, por qasen, afrohen, prezantohen si “risi, si e ardhmja, si ndryshimi”, dhe po e mbajnë peng jo politikën, por të ardhmen e vendit. Ne i pamë, jetuam me ata, i panë dhe jetuan edhe fëmijët tanë me të njëjtët emra, me të njëjtët mëkatarë të pandëshkueshëm, por po jetojnë edhe ai brez që po lind pas vitit 2020 në vazhdom. Edhe foshnjet po mësohen me emrat e tyre, me egërsinë e shfaqur nga ata në ekrane dhe salla parlamenti, apo bulevarde qytetesh. Si ka mundësi të ndodhë kjo gjë në një vend demokratik, anetar i NATO-s, aspirant i BE-së, si ka mundësi të ndodhë kjo gjë  me klasën politike të një vendi që përjetoi per 45 vjet monizmin, pasi gërrmadhat e politikës sotme, të kujtojnë byroistët e asaj kohe. Ata nguleshin dhe nuk iknin derisa ti ndëshkonte  partia, ose të plakeshin deri momentin e fundit mbi kolltukun e zyrës. Por , a mund të lindë diçka e re, mbi gërrmadha ? Natyrisht që jo. Nuk mund të lindë asgjë mbi të vjetrën, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndryshime politike, apo për afrimin e të rinjve, dhe  vendin e tyre e kanë zënë gërrmuqët. Eshtë paradoksale, e papranueshme për çdo politikan apo klasë politike të çdo vendi europian, ajo që po ndodh tek ne. Politika  gërrmuqe, ka zaptuar partitë, zyrat, vendet bosh në  tryeza politike dhe publike, ka zaptuar shanset e çdo intelektuali për tju qasur politikës, apo për të dhënë kontributet e veta atje.  Partitë e vjetra, po tentojnë që me gërrmuqër, të prezantohen si “ndryshimi, progresi, e ardhmja”. Dhe kjo është e tmerrshme. Prej 33  vitesh, “ata po i punojnë qindin” kur thotë populli, këtij vendi. Po e çorodisin opinionin publik, po largojnë prurjet e reja, po e mbajnë partinë si çiflik të trashëgueshëm, po mblidhen në tryeza dhe salla konferencash duke mos pyetur shumë për qeratë e tyre pasi kanë thasët plot me para. Dhe me këtë rezyme kaq të varzhdë, politika e sotme e gërrmuqërve, po kërkon të futet edhe në zgjedhjet e reja të 2025. As nuk i bën syri “tërr”, dhe as nuk stepen kur deklarojnë se “ne jemi e ardhmja, ne do ta futim Shqiperinë në BE, dhe jo Edi Rama, ndaj na votoni ne, o popull”.  Dhe pastaj thonë se “Rama po e plak Shqipërinë”, kur ata kanë 33 vite, që po plakin dhe gërrmuqin politikën e këtij vendi, si aksesi kryesor i progresit, emancipimit, dhe integrimit të vendit. Gallata më e madhe, do të jetë pas 2025, kur sërish gërrmuqët e partive, humbjen do ta justifikojnë me “vjedhje votash”, kur duhej të ishin larguar me kohë nga skena politike.

Next Post
Me pistoletë në dorë, tentohet të vidhet pika e këmbimit valutor në Durrës

Me pistoletë në dorë, tentohet të vidhet pika e këmbimit valutor në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

July 9, 2026
Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

Nga lavdia te pasiguria: Çfarë trashëgoi Irani pas 37 viteve të Khamenei-t?

July 9, 2026
Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

Ndalimi i zyrtarëve nga RMV, Berisha: Rama po krijon një klimë jomiqësore më fqinjët

July 9, 2026
VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi

July 9, 2026
E rëndë në Vorë, 35-vjeçari godet me thikë burrin e hallës

EMRAT / Tragjike në Shkodër! Burri vret gruan me armë zjarri, arrestohet nga Policia

July 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Korrik 2026

July 9, 2026
U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

U hetuan për abuzim me tenderin 2.2 mln €, GJKKO pushon çështjen për ish kreun e KPP

July 9, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

July 9, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Konflikt me thikë në Korçë, plagoset një 42-vjeçar, arrestohet autori

July 9, 2026
Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se problemet vijnë nga fqinjët!

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In