Një i moshuar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Ersekë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vdekja ka ardhur si pasojë e një rrjedhje të gazit në shtëpinë e viktimës, gjë që ka sjellë asfiksimin e tij dhe e ka bërë të humbasë jetën.
Ngjarja është raportuar nga banorët të cilët kanë vënë re prezencën e shtuar të erës së gazit.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e plota.
/a.r