• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asfaltohet rruga “Muzakët”, Veliaj: Sfida jonë, të ndërhyjmë në çdo lagje

by A R
01/10/2023 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga “Muzakët” në njësinë administrative nr. 9 u asfaltua nga bashkia e Tiranës, e cila gjithashtu po kryen edhe punimet në sistemin e kanalizimeve të ujërave të bardha.

Gjatë një inspektimi, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se, pas përfundimit të punimeve në arteriet e mëdha të Tiranës, tani po i kushtohet vëmendje urbanizimit në rrugët dhe rrugicat nëpër lagje.

“Në njësinë 9 kemi bërë shumë punë, duke nisur nga shkollat e reja “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” e “Qazim Turdiu”, kopshti, këndi i lodrave. E kemi nxjerrë lagjen në dritë! Sfida jonë tani është në çdo lagje, xhepat dhe rrugicat si këto. Pas akseve kryesore e rrugëve dytësore, tani duhet të sistemojmë zonat periferike që lidhen me Tiranën, si lagjja Rilindja, Fresku, Liqeni i Thatë dhe sidomos xhepat e pallateve, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës. Një fëmijë kalon më shumë kohë te ky asfalti që po shtrojmë, se sa te Sheshi Skënderbej. Duhet të punojmë me të njëjtën cilësi kudo”, u shpreh Veliaj.

Ai u kërkoi edhe subjekteve private të bashkëpunojnë, në mënyrë që infrastruktura të shtrihet e njëjtë kudo. “Kemi dy zgjidhje: Ose të pranojmë urbanizimin, si e gjithë Tirana, ose do të shohim letrat e tokës, kush e ka bërë njohjen e pronësisë. Nuk po kthehemi te Shaban Memia, as te Saliu, as te Luli, fare, por bashkëpuno! Nëse ne asfaltojmë, do asfaltosh edhe ti. Nëse ne ndërtojmë një shkollë me arkitektin më të mirë të Milanos, ti nuk mund të vësh kunja te lavazhi. Edhe parkingu privat do pranojë të asfaltohet, ose do e shpronësojmë. Në fund fiton vetëm qyteti. Dua shumë që ta ngremë standardin”, tha Veliaj.

Sa i përket pallateve të vjetra, ai ftoi banorët të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të aplikojnë për Fondin e Komunitetit, për të rinovuar fasadat dhe për t’i pajisur me sistemin kapot.

“Për banorët, Fondi i Komunitetit është shumë i qartë: Kush është indivalid, kush është me ndihmë ekonomike, kush është grua e ve apo prind i vetëm, kush është pensionist, shumën e paguan bashkia. Bashkia ka investimin horizontal, kurse investimin vertikal do ta bëjmë bashkë: pra, 50% të shumës bashkia, plus pjesën për të pamundurit. Me këtë investim kemi parë pallate që u është rritur vlera e pronës 50%, kurse banorëve iu është ulur 50% fatura e dritave. Na duhet bashkëpunim edhe me komunitetin, edhe me privatin”, shtoi Veliaj.

Ky segment rrugor i shërben një komuniteti prej 3200 banorësh.

/a.r

Next Post
“Putin është i përfshirë”, Deputeti gjerman: Ngjarjet në Kosovë na kujtojnë Ukrainën e vitit 2022

"Putin është i përfshirë", Deputeti gjerman: Ngjarjet në Kosovë na kujtojnë Ukrainën e vitit 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com