• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asfaltohet rruga “Mustafa Haska”, Veliaj: Po ndërhyjmë në çdo cep të qytetit

by Java News
06/10/2022 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga “Mustafa Haska”, e cila lidh Njësinë 5 me Njësinë 6, në zonën e njohur si ‘ish tregu i rrobave të përdorura’, është kantieri i radhës që po transformohet nga Bashkia e Tiranës. Rehabilitimi i këtij aksi të rëndësishëm rrugor do të përfundojë brenda dy ditësh. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën gjatë orëve të natës dhe u shpreh se me përfundimin e segmentit, komuniteti që jeton në këtë zonë do të qarkullojë lirshëm.

“Këtu kemi pasur një komunitet ku shiteshin rroba të përdorura. Por, shitja e rrobave në rrugë nuk shkon, prandajm kemi bërë një zhvendosje të tyre në një hapësirë të bashkisë në Shkozë, në mënyrë që edhe ata që duan të shesin mallra ta bëjnë këtë në një banak, pa penguar trafikun, por edhe komuniteti të qarkullojë lirisht. Kjo zonë ka pasur nevojë për t’u investuar në infrastrukturë sepse është shtuar lagjja. Numri i fluksit të prindërve që sjellin fëmijët për t’u stërvitur në fushën këtu pranë, plus tregu, po ashtu edhe popullsia e rritur me ndërtimet e reja, e bëri të nevojshme që të vijmë për asfaltim, për rregullimin e trotuareve, shtresat dhe nivelimet e caktuara, për t’u siguruar që kjo zonë të vazhdojë të rritet me infrastrukturën e duhur,” u shpreh Veliaj.

Bashkia e Tiranës – tha Veliaj – do të jetë në çdo cep të qytetit me investime. “Do jemi pothuajse gjatë gjithë kohës në aksion, sidomos në ditët pa shi, në çdo cep të Tiranës. Nuk do jetë vetëm ndërmarrja jonë publike, do të jenë edhe ndërmarrje private që do futen në këtë aksion për të rehabilituar të gjithë lagjen, cepat ku kemi ende nevojë të vëmë dorë, pasi kanë mbaruar edhe rrjetet e ujësjellësit. Këtu e kemi bërë për së mbari; kemi bërë zhvendosjet, kemi mbaruar shkollën, kemi mbaruar tregun, kemi mbaruar edhe ujësjellësin, tani vijmë me dorën e asfaltit dhe të sinjalistikës,” tha Veliaj.

Deri në fund të vitit, theksoi kryebashkiaku, Tirana do të jetë e sistemuar. “Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, është vetëm çështje kohe që Viti i Ri të na gjejë me një Tiranë super të sistemuar. Sigurisht, ne do vazhdojmë me kantieret tona. Sa hapëm një kantier të ri për Teatrin, pra gjithmonë Tirana do ketë lëvizje. Vetëm fakti që edhe banorët kanë filluar tani të veshin shtëpitë e tyre, kanë filluar të kujdesen për ta lyer e për ta mirëmbajtur sepse vërtetë ka dalë në dritë lagjja, do të thotë se çdo investim i shton vlerën pronës,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Next Post
“Godina e re të bëhet te parkimi i PD”/ Artistët, debat për Teatrin Kombëtar: Ke një pozicion politik, je shpërblyer

“Godina e re të bëhet te parkimi i PD”/ Artistët, debat për Teatrin Kombëtar: Ke një pozicion politik, je shpërblyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In