• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asfaltohet rruga “Bako Dervishaj” në Tiranë, Veliaj: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë e ndërtuar 7 shkolla. Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë

Java News by Java News
18/03/2023 18:14
Asfaltohet rruga “Bako Dervishaj” në Tiranë, Veliaj: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë e ndërtuar 7 shkolla. Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.

“Ky është një nga komunitetet më të vjetra të Tiranës dhe për të gjithë ata që janë rritur në këtë lagje ka shumë nostalgji. Më vjen mirë që në aksin e rrugës kryesore po bëjmë një investim kapital, që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, dhe del me një kalim te zona e Thesarit, për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit. Kemi edhe një degëzim tjetër nga Qyteti Studenti, edhe ajo një rrugë që kishte nevojë për ndërhyrje. Ky degëzim po bëhet me investim kapital të prokuruar nga Bashkia e Tiranës. Xhepat e pallateve që përfshin ky aks po bëhen nga ndërmarrja jonë e asfaltit. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë: Në momentin që flasim po punojmë në 60-70 kantiere paralele në Tiranë. Edhe në shtëpi, kur ndërrojmë një pllakë, i biem kuzhinës cep më cep. Edhe në qytet, për sa kohë po punojmë në gjithë këto kantiere, do duhet të na jepet mirëkuptim derisa t’i kryejmë këto punë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se së shpejti në Njësinë 2 do ndërtohen edhe dy shkolla të reja, duke e çuar kështu në 7 numrin e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në zonë.

“Më vjen mirë që për zonën janë duke u kryer disa investime të tjera në infrastrukturën arsimore. Sa kemi rënë dakord me qeverinë që të marrim ish Spitalin e Arabit në Sauk, i lënë pas dore që në vitet ‘90, pa u bërë kurrë spital, për ta kthyer në një shkollë 9-vjeçare për Saukun. Në anën tjetër të rrugës, po te ai rreth rrotullim, ku ka qenë parkingu i Policisë Ushtarake dhe sot është oborri i madh i Akademisë së Rendit, do të ndërtojmë gjimnazin. Pra, do operojmë siç kemi bërë edhe në lagje të tjera, ku do të kemi afër edhe shkollën 9-vjeçare me parashkollorin dhe një kopësht, edhe gjimnazin, që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, puna për asfaltimin e rrugëve do të vazhdojë çdo natë. “Ne do të vazhdojmë çdo natë, me shpresë se do na mbajë koha dhe këto 70 kantiere t’i përfundojmë sa më shpejt. Në fund do ia vlejë i gjithë ky mund dhe durim. Faleminderit banorëve për mirëkuptimin dhe më vjen mirë që edhe çunat, shokët tanë të vjetër të lagjes, janë të kënaqur, dhe pjesa e brendshme po sheh asfalt dhe rregull cep më cep. Por, na duhet ta mirëmbajmë. Po i rikthyem prapë kunjat dhe bllokimet, nuk ka kuptim. Është si historia te Qyteti Studenti. Po i zaptuan prapë konviktet, na rroftë që i bëmë të reja, se kemi ngelur akoma te mentaliteti i 97-ës. Na duhet të investojmë edhe në infrastrukturë rrugore, edhe në mentalitet, që të sigurohemi që këtë hapësirë të përbashkët ta shijojmë sa më gjatë”, tha ai.

Në fund, Veliaj dha dy lajme të mira edhe për Njësinë 13, ku po ndëtohen dy shkolla. “Lajmi tjetër i mirë është se në anën tjetër të Unazës së Tiranës, te pjesa e Liqenit të Thatë, në Njësinë 13, do të ndërtojmë dy shkolla të reja. Një do të jetë te cepi i Kopshtit Botanik, në pronë të bashkisë, jo brenda në kopësht; ndërsa shkolla tjetër, gjimnazi “Dritëro Agolli”, do të jetë te Parku Olimpik, te xhepi i krijuar pas mbarimit të ndërtimeve private, ku bashkia ka marrë tokën që i takon për të bërë këto investime. Për Njësinë 2, me dy shkolla të reja në Sauk dhe pasi kemi mbaruar shkollat “Bashkim Fino”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, Liceun Artistik dhe Shkollën e Baletit, e çojmë në shtatë numrin e shkollave këtu. Me këto investime kapitale ne e kryejmë misionin tonë në Njësinë 2 dhe pjesën kufitare Sauku ndahet me Farkën. Tani ngelet që fëmijët të dalin me dhjeta dhe të na nderojnë!”, tha ai./m.j

Next Post
“Ta sjellin kokainën më shpejt se picën”/ Daily Mail: “Narcosi” shqiptar që po mbyt Britaninë me drogën latine

"Ta sjellin kokainën më shpejt se picën"/ Daily Mail: “Narcosi” shqiptar që po mbyt Britaninë me drogën latine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

‘Skena’ filmi/ Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohet makina plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, brenda ishte një çift

‘Skena’ filmi/ Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohet makina plot me drogë në kufirin greko-shqiptar, brenda ishte një çift

March 28, 2023
VIDEO/ “O nan ta hënksha zemrën”! Nëna i dërgon mesazhin prekës Luizit nga New York-u: Çapaçulat e nanës. Zoti është i madh që të…!

Luizi ka tentuar vetëvrasjen?! Këngëtari bën “lëmsh” banorët me deklaratën e fundit

March 28, 2023
Korreshi flet për tryezën e thirru nga Mziu:  Ne ishim si shoqëria e vjetër, na kishin lënë të dera

’14 Maji’/ Deputeti i PD: Në bashkitë me dy kandidatë të djathtë, mundësia e PD për të fituar është më e vogël

March 28, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij

March 28, 2023
Dosjet/ Lustracion “vetëm për Metën”: Nisma ligjore “Alibeaj” s’prek Berishën, përjashton ish-sekretarët e PPSH që…!

Shanse zero për opozitën më 14 maj, ‘motori’ e lë në ‘maloren’ e parë

March 27, 2023
Këlliçi nuk e do Berishën në fushatë, i prish punë

U regjistrua me vulën e partisë së Metës/ Këlliçi më 2017: Aleanca me LSI nuk është në interes të qytetarëve

March 28, 2023
Flet për herë të parë “vëllai binjak” i Luizit: Edhe të dashurën e kam si Kiara, më kritikon për…!

Flet për herë të parë “vëllai binjak” i Luizit: Edhe të dashurën e kam si Kiara, më kritikon për…!

March 28, 2023
Shpëtoi një 6-vjeçar/ Shqiptari humbi jetën, djali tregon fjalët e fundit të tij, gruaja e quan hero

Shpëtoi një 6-vjeçar/ Shqiptari humbi jetën, djali tregon fjalët e fundit të tij, gruaja e quan hero

March 28, 2023
Veliaj: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’”

Veliaj: Kur kandidati i LSI-së e di që nuk fiton, mund t’i bëjë edhe avionët, edhe trenat falas!

March 28, 2023
VIDEO/ Goditi me grusht efektivin e policisë dhe i iku nga duart, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, nën hetim vëllai i tij

VIDEO/ Goditi me grusht efektivin e policisë dhe i iku nga duart, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, nën hetim vëllai i tij

March 28, 2023
Merren në pyetje pronarët e Top Channel: S’kemi pasur kërcënime, nuk kemi të dyshuar

“Gazetarja e pa rojen në momentet e fundit”/ Hoxha: Për sulmin terrorist të TCH janë derdhur shumë lekë

March 28, 2023
Skema “perfekte”/ Shqiptari hiqej si dentist dhe vizitonte italianë, i sillte më pas në Shqipëri për ‘turizëm dentar”

Skema “perfekte”/ Shqiptari hiqej si dentist dhe vizitonte italianë, i sillte më pas në Shqipëri për ‘turizëm dentar”

March 28, 2023
“15 mijë euro për çdo të vdekur”/ Do të vrisnin të paktën 50 persona, shkatërrohet rrjeti terrorist në Greqi

“15 mijë euro për çdo të vdekur”/ Do të vrisnin të paktën 50 persona, shkatërrohet rrjeti terrorist në Greqi

March 28, 2023
“Çfarë do ti thuash asaj që ke jashtë?” Keisi “zbulon” lidhjen e Lorencit jashtë shtëpisë së BB

“Çfarë do ti thuash asaj që ke jashtë?” Keisi “zbulon” lidhjen e Lorencit jashtë shtëpisë së BB

March 28, 2023
Dimër në mes të pranverës/ Fshatrat e Shqipërisë nën pushtetin e borës, breshërit dhe temperaturave të ulta

Dimër në mes të pranverës/ Fshatrat e Shqipërisë nën pushtetin e borës, breshërit dhe temperaturave të ulta

March 28, 2023
‘Sfidojnë’ imazhin e gomoneve/ Shqiptarët, turistë në Londër, shtohen kërkesat për të vizituar kryeqytetin britanik

‘Sfidojnë’ imazhin e gomoneve/ Shqiptarët, turistë në Londër, shtohen kërkesat për të vizituar kryeqytetin britanik

March 28, 2023
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 14 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

March 28, 2023
Ngritje topi për oligarkët e kullave?! Këlliçi: Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit

“Nuk me intereson…”/ Këlliçi: Ja sa do t’i kushtojë buxhetit të Bashkisë transporti publik falas

March 28, 2023
EMRI/ Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimin e Arben Ahmetajt

EMRI/ Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimin e Arben Ahmetajt

March 28, 2023
Harta e re sizmike/ Sizmiologu i njohur ngre alarmin: E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk ka ndarje zonale

Harta e re sizmike/ Sizmiologu i njohur ngre alarmin: E gjithë Shqipëria e rrezikuar, nuk ka ndarje zonale

March 28, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com