• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Asetet kombëtare” që Meta u dha nënshtetësi në shkelje të ligjit, nga nusja ruse e Ylli Pangos, modele dhe këngëtarë

by Ardit Rada
16/10/2020 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e enjte Presidenca reagoi kundër investigimit të Shqiptarja.com mbi skandalin e dhënies së nënshtetësisë nga Ilir Meta, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”. Por, në vijim të investigimit, rezulton se vetëm një pjesë shume i vogël e listës me 382 emra janë vërtetë intelektualë, njerëz të respektuar, artistë dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët e meritojnë nënshtetësinë edhe duke shmangur procedurën e zakonshme e cila kërkon rreth 1 vit kohë.

Ndërkaq, pjesa tjetër janë njerëz të lidhur me histori korrupsionit dhe skandale të ndryshme kryesisht nga Kosova, të cilëve u është gjendur Ilir Meta, duke u hapur rrugën të marrin një pasaportë shqiptare dhe të lëvizin pa viza brenda Bashkimi Evropian. Ditën e djeshme publikuan një listës me personazhe të dyshimtë që janë pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta në emër të interesit kombëtar, ndërsa sot po sjellim emra të tjerë pjesë e qokave të Presidentit dhe muzikës tallava.

Mes 382 emrave që Presidenti Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë shqiptare pa plotësuar kushtet dhe zbatuar protokollet e sigurisë, me pretendimin se janë ‘asete të kombit’, janë ‘intelektualë të shquar’ dhe ‘familjarë dëshmorësh’, rezulton për shembull nusja e re ruse e Ylli Pangos, ish- ministër i Kulturës së Sali Berishës. Ajo është Maryna Yurii Pango (Lytvyneko/Korolkova), për të cilën Meta është vënë në lëvizje, duke shmangur procedurën e rregullt në dhënien e shtetësisë. Pjesë e listës është edhe Maria Vjacheslav Pacolli (Shichkova), nusja e Behgjet Pacollit, ish-president i Kosovës, biznesmen dhe kryetar i Partisë Aleanca Kosova e Re. Zonja në fjalë nuk plotësonte kushtet ligjore për fitimin e shtetësisë, ndaj Meta e ka futur në kategorinë e ‘asetit kombëtar’, duke i dhënë shtetësinë shqiptare pa procedura.

Në të njëjtën formë, shtetësinë shqiptare e ka marrë nga Ilir Meta edhe Rejhan Vuniqi, e cila shoqëron Behgjet Pacollit nëpër botë. Për ‘merita të veçanta’ dhe si ‘heronj’ janë pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta edhe disa persona, të cilët në fakt rezultojnë këngëtarë dasmash dhe të rrymës së njohur tallava. Ata janë Behar Spahiu, i njohur për këngë dasmash dhe kolazhe, Kujtim Aliu, Imer Rama, Naim Abazi, i cili është edhe bashkëshorti i Mihrije Braha, Shkumbin Kryeziu, Astrit Lekaj, Bekim Kryeziu, Fatmir Muja, autor këngësh etj.

Duke përdorur në mënyrë abuzive pikën 7 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, e cila parashikon dhënien e shtetësisë pa kushte dhe duke anashkaluar procedurat në raste shumë të veçanta dhe vetëm kur Shqipëri ka një interes kombëtar, Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë edhe shefit të eskortës së Ramush Haradinaj, Arif Ahmetxhekaj, nuses së djalit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Doruntina Lekaj, një praktikanteje tek ministria e Infrastrukturës, Gentiana Mushica, studentes Valëza Kastrati dhe gjyqtares Emine Salihi.

Në emër të interesit kombëtar, Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare pa plotësuar kriteret edhe modeles Majlinda Zeka, ish-partnerja e reperit Majk, pilotit Veton Breznica, një specialisteje në ministri Lea Shllaku, përfaqësuesit të një OJQ Lorik Muçaj, tatimores Anita Nikshiqi, kryetart të Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj etj.

Duke parë këtë abuzim masiv dhe kthimin e Presidencës në fabrikë qokash me nënshtetësinë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi para disa muaj një ligj të ri për nënshtetësinë, duke forcuar kriteret dhe duke i kaluar ministrisë mundësinë për dhënien e shtetësisë për interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Ligji i ri u miratua në korrik 2020 por u kundërshtua ashpër nga Ilir Meta pikërisht nga heqja e kompetencës për të dhënë shtetësi në formë qokash dhe e ktheu për rishqyrtim në gusht. Kuvendi e miratoi edhe një herë ligjin pa asnjë ndryshim në fund të muajit shtator 2020, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, duke i dhënë fund historisë së skandalit me nënshtetësinë.

Por si në ligjin e ri, kështu edhe në ligjin e vjetër në çdo rast shtetësia shqiptare mund të fitohet nga shtetasi i huaj edhe kur nuk i plotëson kriteret, kur nuk përbën kërcënim sigurinë kombëtare. Dhe pikërisht këtë kontroll mbi sigurinë, presidenti e ka injoruar si në rasti e futbollistit ganez të klubi Tirana, Winnful Essua Joseph Cobbina, që ka fituar nënshtetësinë shqiptare nga Ilir Meta me një procedurë që ka zgjatur vetëm 8 orë. /shqiptarja.com

Next Post
Albin Kurti për qeverinë e re: E dobët dhe jetëshkurtër, Hoti dhe Thaçi s’kanë kapacitet të përballen me Serbinë

Albin Kurti del hapur kundër Trump-it: Shqiptarët të votojnë Joe Biden për President

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

Dënohet me 30 vite burg në SHBA biznesmeni më i pasur i Kinës

June 30, 2026
“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

“Ke zaptuar oborrin e shkollës ‘Koto Hoxhi’”, Bido sherr me Muçin: Je fëmijë oligarku!

June 30, 2026
VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

VIDEOLAJM / Protestuesit qëllojnë me vezë dhe plehra makinat e deputetëve, përplasen me Policinë

June 30, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ju erdhi fundi! Dhe vetë fundi i botës!

June 30, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

Buzhala për resortin në Zvërnec: Kushner dhe Trump nuk kanë ardhur për të vrarë flamingot, investimi duhet sepse…

June 30, 2026
Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

June 30, 2026
Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

Rezoluta e PE/ Bardhi: Kërkuat që të mos e miratonin, gënjyet dhe Ramën. Balla: Kur ti ishe avokat i Lulit…

June 30, 2026
Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

Rama në Vlorë, finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve luftarake

June 30, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

U largua nga PS, Marjana Koçeku zëvendësohet nga Erion Malaj në Komitetin për Stabilizim-Asociimin

June 30, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Begaj dekreton amnistinë penale, lirohen 466 të burgosur

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In