• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asani i mjafton Partizanit, titullarët vendosin ultimatum te Kamza!

by A R
03/02/2019 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamza ka pritur Partizanin në shtëpi, në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës, me takimin që është mbyllur me rezultatin 0-1. Para nisjes së sfidës, me publikimin e formacioneve zyrtare, u vu re mungesa e Plakut, Avdylit, Fukuit dhe Martinenës, të cilët i kishin vënë ultimatum klubit se nuk do të zbrisnin në fushë, nëse nuk do të paguhen për rrogat e prapambetura.

Për këtë arsye trajneri Gjoka, aktivizoi shumë nga lojtarët e stolit, të cilët në njëfarë mënyre e shpërblyen besimin. Kjo pasi në pjesën e parë, Kamza arriti të mbante të paprekur rrjetën, duke bërë gjithashtu lojë të mirë.

Rastet në 45` e para ishin të pakta nga të dyja krahët, teksa Partizani u mundua në lojën në krahë, por me mungesë qartësie në finalizim. Edhe Kamza në krahun tjetër nuk shfaqi rrezik në portën e Alban Hoxhës, teksa vetëm Zisi ishte ai që  u dallua me disa aksione në krahë.

Në përfundim të pjesës së parë, drejtuesit e skuadrës së Kamzës, vendosën të hapin dyert e stadiumit për tifozët, të cilët në pak minuta kanë mbushur të gjitha shkallët, duke treguar se një nga arsyet e boshatisjes së stadiumeve, janë çmimet e biletave.

Goli nuk vonon në pjesën e dytë, pasi në minutën e 55`, Jasir Asani, kalon Partizanin në avantazh. Një top i hedhur në zonën e Kamzës nga  lojtarët e Partizanit, pas një goditje dënimi, përfundon në këmbët e Asanit, që nuk mendohet dy herë, por gjuan dhe kalon të tijët në avantazh, 0-1.

Minutat e mbetura të lojës nuk kanë prodhuar ndryshim rezultati. Partizani është mjaftuar me golin e Asanit për të marrë tre pikë të rëndësishme, që e çojnë në kuotën e 43 pikëve, duke kryesuar me pesë pikë më shumë se Kukësi, që mban vendin e dytë. Sakaq Kamza mbetet në vendin e fundit në renditje me 15 pikë.

Formacionet:

Kamza: Selaci, Shala, Bitri, Orelesi, Bonani, Mumajesi, Arabal, Peci, Zisi, Mehmeti dhe Krasniqi.

Trajner: Ernest Gjoka

Partizani: Hoxha, Rexhepi, Belica, Ibrahimi, Idrizi, Asani, Atanda, Telushi, Mala, Bardhi dhe Hebaj.

Trajner: Skënder Gega

/telesport

Next Post
May, thirrje për unitet në momentin më të vështirë të Brexit

SHËNIM / May në kërkim të pragmatizmit për Brexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In