• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asambleja e PS, Rama ndryshime të thella në kupolën drejtuese

by Java News
05/01/2018 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama do të rinovojë thuajse të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste në mbledhjen e Asamblesë së PS, një vendim i imponuar nga fitorja e 25 Qershorit dhe konsumimi apo lënia në hije e disa prej emrave që ishin në kupolën drejtuese të partisë. 6 sekretarë pritet të zëvëndësohen nga emra të tjerë në drejtimin e partisë. Në mbledhje do të ketë një raportim për projektin e bashkëqeverisjes me qytetarët, nga Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisje, Elisa Spiropali.

Ish drejtoresha e doganave zëvëndësoi Tahirin në këtë detyrë, pas shkarkimin që iu bë atij nga të gjitha funksionet. Spiropali ishte një gjetje e momentit të fundit dhe në mbledhjen e asamblesë do të shkarkohet nga detyra tjetër që mban në parti, ajo e Sekretares për Rininë. Më shumë se një largim, për Spiropalin ky pritet të jetë një zëvëndësim.

Alfred Peza pritet të shkarkohet nga posti i sekretarit për Organizimin Dixhital. Ish deputeti u përfshi në probleme gjate hetimit të pasurisë së tij, kur në media u publikua lajmi për blerjen e aksioneve në një bankë të nivelit të dytë. Peza nuk u rikandidua në zgjedhje dhe pritet të shmanget edhe nga sekretariati.

Musa Ulqini pritet të shkarkohet nga Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin. Tashmë socialistët qeverisin të vetëm dhe nuk kanë marrëdhënie në koalicion. Stefan Çipa pritet të shkarkohet nga Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin. Çipa ishte zv.ministër i brendshëm në kur ministria drejtohej nga Tahiri dhe ka qëndruar në hije në këtë mandate të dytë. Blerina Gjylameti nuk do të jetë më Sekretare për Koordinimin Elektoral. Tashmë Gjylameti ka në ngarkim PS e Tiranës dhe për këtë arsye Koordinimi Elektoral del në plan të dytë për të.

I vetmi që do t’i rezistojë Asamblesë pritet të jetë Bashkim Fino, i cili mban postin e Sekretarit për Organizimin Administrativ. Së fundmi, Fino përflitet si një nga kandidatët për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, megjithatë asgjë nuk është zyrtare. Burime thanë për Lapsi.al se Taulant Balla do të vazhdojë të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, bashkë me drejtimin e grupit parlamentar.

ma.me

Next Post
Inter në bisedime për Walcot me Arsenalin

Inter në bisedime për Walcot me Arsenalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com