Në mbledhjen e Asambleja e Partise Socialiste që pritet të mbahet ditën e nesërme (11 shkurt) do të ketë riorganizim të strukturave dhe analizë të gjetjeve të bëra nga 400 anëtarët sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një lidhje ‘skype’ për Report Tv duke theksuar se pret që deri në pranverë të jetë mbyllur procesi zgjedhor brenda partisë deri në nivelet e anëtarëve të asamblesë për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.
“400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë. Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor. Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë.
Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe. Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë”- u shpreh Klosi.
Sa i takon rezultatit që pret që PS të ketë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, Klosi tha se është ende herët për të folur për këtë pjesë por u shpreh i sigurt në fitore./m.j
Merrni mire masat sh kumarxhi,se bashku me k/hajdutin tuaj sh edvin,para keni vjedhur me shume se gjysmen e parave te taksave te shqiptarve.Po vjen 2025 per te formalizuar zgjidhjen e vitit 2025,te quajtura zgjedhje.E verteta eshte se ne kto 32 vjete nuke ka patur kurre zgjedhje,po shitje blerje votash.Kta te degjenruar,monstra e vicidolit,ai i cepanit e k/hajduti me lali shkerdhaten e fiqve.Perfundimisht ja arritet qedhimit te largoni popullin nga vendi i tyre,kta jeni ju antishqiptaret e vertete,kriminle jeni te shitur kembe e koke te greket e serbet.Prandaj hike krise bythen sh kumarxhi,bashke me ndytsirat e shumta te grupit tuaj te mose lindjes.