• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

by El Be
28/03/2026 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Përgjithshme e 32-të e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u mblodh në Tiranë, duke sjellë në një tryezë të vetme drejtues të institucioneve, federatave sportive dhe personalitete të sportit.

Ky takim u shënua si një moment i rëndësishëm për të bërë bilancin e vitit të kaluar dhe për të përcaktuar drejtimet strategjike të lëvizjes olimpike në vend.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli.

Ministri Gonxhja, në fjalën e tij, theksoi mbështetjen e qeverisë për sportin gjatë vitit 2026, duke bërë të ditur se janë akorduar rreth 185.5 milionë lekë për 18 federata olimpike dhe 45.2 milionë lekë për 16 federata jo-olimpike.

Ai shtoi se janë financuar projekte strategjike dhe nisma për zhvillimin e sportit gjithëpërfshirës.

“Paralelisht, programi ‘Ekipet Sportive në Shkolla’ është zgjeruar duke përfshirë rreth 11,000 nxënës në 293 shkolla, me 826 ekipe dhe 430 trajnerë”, u shpreh Gonxhja, duke nënvizuar se investimet në infrastrukturë dhe organizimi i eventeve ndërkombëtare po krijojnë bazat për rezultate afatgjata të sportit shqiptar.

Nga ana e tij, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, paraqiti një analizë të plotë të punës së vitit 2025, duke evidentuar arritjet e sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, rritjen e rolit të Shqipërisë në diplomacinë sportive dhe përkushtimin për zgjerimin e bazës së sportit në vend. Ai vlerësoi rolin e federatave dhe drejtuesve të tyre, duke theksuar se rezultatet janë fryt i bashkëpunimit, profesionalizmit dhe përkushtimit të përbashkët.

Në kuadër të asamblesë, u ndanë edhe Urdhrat Olimpikë për gjashtë figura të shquara të sportit shqiptar: Nikolin Dionisi, Hektor Shaqiri, Gëzim Zeneli, Sabri Bejleri, Liljana Bejleri dhe Hysen Omi. Ky vlerësim u bë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite si sportistë, trajnerë dhe drejtues.

Asambleja e Përgjithshme e 32-të e KOKSH-it u shënua si një moment i rëndësishëm për konsolidimin e vizionit të sportit shqiptar, duke vendosur në qendër mbështetjen institucionale, zhvillimin e talenteve të rinj dhe nderimin e figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e sportit kombëtar.

Next Post
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In