• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Mona t’u shpjegojë prindërve pse s’ua dha çekun për bebet kur e drejtonin bashkë Bashkinë

by Java News
30/01/2021 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rrogozhina, ku vijon turin e tij, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë të qartë humbjen në 25 prill.

Sipas tij, këtë e vërteton lehtë fakti se as PD dhe as LSI nuk thonë gjysmë fjale për procesin e rindërtimit, madje për ta rindërtimi nuk ekziston.

“Të bësh program ekonomik për të ardhur në qeveri dhe të mos thuash një fjalë për tërmetin, do të thotë se nuk ke ndërmend të fitosh, se po të besoje që do të fitoje, do t’i thojë dy fjalë për hallin më aktual që kemi. Fakti se tërmetin nuk e kanë fare në program, do të thotë: e para, se e dinë që s’do vijnë në qeveri, dhe e dyta, e dinë që më mirë s’e ne nuk e bën askush tjetër rindërtimin”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se edhe Monika Kryemadhi, nëse do ta kishte seriozisht zotimin për bebet, do t’ua kishte dhënë 50 mijë lekëshin në vitet 2011-2015, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës së bashku me Lulzim Bashën.

“Flasin për bebet… katër vjet në Bashkinë e Tiranës, si Mona, si Luli, nuk e dhanë çekun prej 50 mijë lekësh për bebet. Ende ka njerëz në gjykatë, që thonë: “Pse s’mi dhatë ato lekë?!” Këta e kishin shansin të falnin vilat, të jepnin lekët e bebeve, të bënin shtëpitë e tërmetit dhe të flisnin për tërmetin. Fakti që asnjë nga këto punë nuk i kanë në radar, do të thotë se as ata vetë s’e besojnë që do kenë shansin të qeverisin e t’i mbarojnë këto punë”, u shpreh drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës.

g.kosovari

Next Post
Pandemia/ Merkel s’tërhiqet, shtyn masat kufizuese deri në janar. Çfarë u vendos pas takimit 5 orësh

Merkel-familjarëve: Tregoni durim, askush nuk e nënvlerëson sakrificën tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In