• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“As ty nuk ta kam besën”, Basha replikon me fermerin: Fajin e ka Rama që s’keni besim tek unë

by A R
17/03/2021 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Novoselë të Vlorës këtë të mërkurë ku takoi disa fermerë. Basha premtoi subvencione deri në 100 milionë Euro për fermerët ndërkohë që deklaroi se PD-ja është e vetmja forcë që mund ta çojë në Europë Shqipërinë.

“Gjëja e parë që kemi është 100 mln euro subvencione për fermerin. Që Shqipëria duhet të ndryshojë s’ka pikë diskutimi, që të vetmit mund ta çojnë Shqipërinë drejt Europës dhe këta jemi ne nuk ka asnjë pikë dështimi. Mërzinë jua di, dhimbjen jua di. E di ça do të thotë që të hedhësh lekët e xhepit dhe jo të fitosh, por të hysh në borxh. Ju garantoj programin tonë për bujqësinë do ta vemë në zbatim që ditën e parë. Nuk ju premtoj mrekulli si në Itali dhe Spanjë, por aq sa bën Maqedonia e Veriut për qytetarët e saj, aq do të bëjmë dhe ne”, tha Basha.

Kreu i opozitës bashkëbisedoi edhe me fermerët ku tha se nuk ka premtime, por vetëm angazhime. Sipas Bashës, për shkak të dështimeve të qeverisë, qytetarët nuk kanë më besim tek politika. Por kjo fjali i tërhoqi vëmendjen një fermeri, i cili i tha “S’ta kam besën as ty nesër”, kur kryedemokrati përmendi angazhimet.

Fermeri: Ça na merrni ju përsipër. Vajin e kemi në shtëpi. Tani çfarë na merrni ju përsipër se ne të djathtë jemi. Rrugë s’kemi, ujë, s’kemi. Do na premtoni diçka?

Lulzim Basha: Nga unë premtime s’do dëgjosh se ai bëri 8 vjet premtime. Ka vetëm angazhime. Të vish premtosh në fushatë është gjëja më e thjeshtë. Unë s’kam vetëm premtime, por vepra. Prandaj ju s’keni më besim tek politika. Nga dështimet ju s’keni më besim te politika. Mos kujtoni se nuk e di unë.

Fermeri: Ky është llaf i madh, por s’ta kam besën as ty nesër…

Lulzim Basha: E keni humbur besimin te politika se ka ardhur me premtime. Ka ardhur ka thënë 300 mijë vende punë dhe kanë ikur 400 mijë shqiptarë.

/a.r

Next Post
SHBA, BE dhe AstraZeneca në mes

Vendet e BE bëhen "pishman", gati rikthimi tek AstraZeneca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

Thellohen skandalet për CEO-n e Nvidia-s, bordi shqyrton shkarkimin e Jensen Huang!

November 12, 2026
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In