• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

As punojnë dhe as mësojnë/ Shqipëria, ndër vendet me përqindjen më të lartë të të rinjve jo aktivë

by Java News
06/08/2021 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2020, Shqipëria kishte 27,9% të të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë, sipas INSTAT.

Duke e krahasuar me një renditje të Eurostat, Shqipëria është katërta, pas Turqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me përqindjen më të lartë të të rinjve që as nuk punojnë dhe as nuk mësojnë dhe as nuk janë në ndonjë trajnim (shih grafikun).

Gjatë vitit të kaluar, një në gjashtë të rinj europianë nuk ishin as në shkollë, as në punë, ose 17% e totalit të të rinjve, ndërsa në Shqipëri, afërsisht 1 në 4 të rinj nuk është i zënë as me punë dhe as me studime.
Rezultatet e fundit nga Anketa e Forcës së Punës në BE treguan se pas një trendi në rënie në përqindjen e të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në shkollë që nga viti 2013, gjatë vitit 2020 pa një kthesë në rritje për shkak të pandemisë Covid-19.

Normat më të ulëta të të rinjve jo aktivë ishin në Republikën Çeke (5.6% të burrave) dhe në Holandë (9.5% të grave të reja). Në të kundërt, normat më të larta në BE u regjistruan në Itali për burrat dhe gratë e reja, përkatësisht me 24.0% dhe 35.0% që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë.

Në të gjitha vendet e Europës, përqindja e femrave të reja as në punë dhe as në shkollë ishte më e lartë se ajo e meshkujve.
Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Gjatë vitit të kaluar, mbi 12 mijë të rinj shqiptarë humbën punën.

Shumë të rinj që kanë humbur punën janë drejtuar për ndihmë në zyrat e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2020, ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Të dhëna të tjera sektoriale sugjerojnë se të rinjtë që kanë humbur punën ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet.
Rritja e papunësisë në moshën 15-29 vjeç ndikon për keq trendet e emigracionit në vend, që ishin të larta edhe para krizës pandemike.

Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70% e 20-vjeçarëve dëshironin të largoheshin nga vendi në vitin 2018. Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e madhe tek të rinjtë se te grupmoshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh socialë dhe ekonomikë, thotë Gëdeshi./ monitor

Next Post
Pamjet nga satelitët e NASA-s! Ku janë vatrat e zjarreve në Shqipëri, gjithçka e kapur nga lart

Pamjet nga satelitët e NASA-s! Ku janë vatrat e zjarreve në Shqipëri, gjithçka e kapur nga lart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In