• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

As ndërhyrja me helikopter nuk po e vë nën kontroll, zjarri në Parkun e Lurës ende aktiv

by B K
12/07/2025 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata nga zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë kritike prej më shumë se një jave. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë vështirësuar ndjeshëm përpjekjet e forcave të angazhuara për të izoluar vatrën e zjarrit, e cila mbetet ende aktive.

Flakët kanë përfshirë një zonë të thepisur të mbuluar me bimësi të rrallë, duke përfshirë drurë ahu, pisha dhe barishte. Për të përballuar situatën, këtë të shtunë është vënë në dispozicion një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka ndërhyrë nga ajri për të shuar zjarrin në zonat ku ndërhyrja tokësore është pothuajse e pamundur. Kjo ndërhyrje nga ajri synon të ndihmojë forcat në terren që të fitojnë kohë dhe kontroll mbi përhapjen e flakëve.

Sipas informacioneve të fundit nga terreni, aktualisht janë dy vatra aktive që vazhdojnë të përhapen të ndihmuara nga era. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, zjarri po përparon në mënyrë të rrezikshme, duke kërcënuar një sipërfaqe gjithnjë në rritje të parkut.

Në operacion janë angazhuar forca të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjës të njësisë administrative Lurë, forca vullnetare si dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes më të gjerë të zjarrit.

Ende nuk ka një përllogaritje të saktë të dëmit të shkaktuar, por sipas vlerësimeve paraprake janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore dhe tokë me bimësi. Autoritetet janë të shqetësuara për ndikimin afatgjatë në mjedisin e parkut, i cili është një pasuri natyrore me rëndësi kombëtare.

Puna për shuarjen e zjarrit po vijon me intensitet të lartë, por kushtet e vështira klimatike dhe gjeografike po e bëjnë të pamundur vendosjen e kontrollit të plotë. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të bashkëpunojnë me forcat e angazhuara në operacionin e shuarjes së flakëve.

Next Post
Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

October 27, 2026
VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

October 27, 2026
Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

October 27, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

October 27, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

October 27, 2026
Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros

Dyshime se mund të jetë larguar drejt Argjentinës, Brazili anulon pasaportat e Bolsonaros

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In