• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“As mos pëshpërit në gjuhën tënde…” Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët

by A R
28/07/2024 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një agjenci ruse po shtyn përpara rregulla të reja të sjelljes për emigrantët e Azisë Qendrore.

Rregullat kufizojnë ashpër përdorimin e gjuhës së tyre amtare dhe i paralajmërojnë ata kundër faljes në publik dhe sakrifikimit të kafshëve për qëllime fetare.

Ato u prezantohen emigrantëve përmes një kursi 70-minutësh, të krijuar nga Agjencia Federale e Çështjeve Etnike e Rusisë (FAEA), në seminare që organizohen në pjesë të caktuara të këtij vendi.

Mes tjerash, kursi u bën me dije se duhet të kenë njohuri të detyrueshme të gjuhës ruse dhe ligjeve të emigracionit dhe të mos përdorin gjuhën e tyre amtare kur flasin për rusët.

Nga kursi, ata gjithashtu marrin vesh se nuk duhet “as të pëshpëritin” në publik në gjuhën e tyre amtare, raportoi gazeta Kommersant.

Për më tepër, praktika e zakonshme e Azisë Qendrore për t’iu drejtuar njerëzve si “vëlla” ose “motër”, thuhet se është e papranueshme kur ata u referohen rusëve.

Përveç kufizimeve në gjuhë dhe në sjellje, ka edhe kufizime fetare, përfshirë ndalimin e therjes së kafshëve në publik.

Punëtorët migrantë shihen me një dele në Krasnaja Poljana, afër qytetit jugor të Soçit.

Kursi, i cili përfshin 11 video të animuara me një personazh të quajtur Timur, ka edhe një mësim historie, sipas të cilit “zhvillimi i Azisë Qendrore është financuar në mënyrë të konsiderueshme nga buxheti i Bashkimit Sovjetik”.

Kursi, gjithashtu, supozohet se u tregon migrantëve për mundësinë e “marrjes së shtetësisë ruse në mënyrë të thjeshtuar”: duke shërbyer në ushtrinë ruse.

Ai përfshin edhe paralajmërime kundër bashkimit me ekstremistë ose persona të përfshirë në aktivitete terroriste.

Rregullat e tilla të sjelljes nuk janë bërë ende ligj, por disa analistë i thanë gazetës Kommersant se ky “kurs i përshtatjes” mund të bëhet i detyrueshëm për të gjithë migrantët që kërkojnë qëndrim afatgjatë, punësim dhe shtetësi në Rusi.

Stanislav Bedkin, nënkryetar i Agjencisë Federale të Çështjeve Etnike të Rusisë, tha se kursi është testuar me sukses në katër rajone ruse, përfshirë Moskën. Pas disa përmirësimeve, ai tha se kursi i përditësuar është dërguar në të gjitha rajonet e vendit.

“Do të rritet korrupsioni”

Shumë emigrantë kirgizë në Rusi mësuan për këto rregulla vetëm nga raportet e lajmeve në internet.

Asan, një punëtor kirgiz që jeton tash e shtatë vjet në Rusi, thotë se po mendon për t’u kthyer në Kirgizi ose për të bërë përpjekje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimit të tij për rregullat e reja të raportuara.

“Ligjet këtu po ndryshojnë çdo ditë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë… Ende nuk mund të na gjobisin nëse flasim në gjuhën kirgize”, i tha ai Shërbimit kirgiz të Radios Evropa e Lirë.

Një punëtor migrant në tregun e Moskës. Fotografi e vitit 2021.

Emigranti tjetër kirgiz, Maksat, mendon se rregullat e reja do ta rrisin korrupsionin në mesin e policëve rusë.

“Ata do të fitojnë para nga emigrantët për diçka që nuk ekziston”, thotë ai.

“Do të rritet korrupsioni [në mesin e zyrtarëve të zbatimit të ligjit]. Emigrantët do të vuajnë si zakonisht. Ne do të heshtim sikur të jemi në një regjim totalitar”, shton Maksati.

Kommersant raportoi se kursi aplikohet tashmë në së paku pesë rajone: Kaliningrad, Moskë, Perm, Jakutia dhe Krasnodar.

Një përfaqësues nga Ministria kirgize e Migrantëve në Rusi i tha Radios Evropa e Lirë se “rregullat e reja për sjelljen e emigrantëve janë vetëm një propozim” dhe se i gjithë kursi, aktualisht, është duke u studiuar nga zyrtarët në Kirgizi.

Avokati kirgiz, Erlanbek Toktosunov, i cili punon në Rusi, thotë se pajtohet me kërkesën që emigrantët t’i njohin ligjet ruse. Por, sipas tij, shumica e emigrantëve nga Azia Qendrore, që kërkojnë punë në Rusi, vijnë nga rajonet rurale dhe nuk flasin rusisht.

“Njerëzit e zakonshëm nga rajonet rurale të Azisë Qendrore shkojnë [në Rusi] për të siguruar jetesën, por shumica e tyre nuk flasin mirë rusisht dhe ata, thjesht, punojnë si pastrues të rrugëve ose në ndërtim”, thotë Toktosunov për Radion Evropa e Lirë.

A mund të mbijetojë Rusia pa emigrantë?

Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, rreth 10.5 milionë emigrantë – kryesisht nga Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgizia – punojnë në Rusi.

Azia Qendrore, prej vitesh, është burim kryesor i fuqisë së lirë punëtore për Rusinë. Ajo i plotëson shumë boshllëqe të saj, që janë krijuar për shkak të nevojave të ushtrisë ruse, pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Ndërsa zyrtarët e lartë rusë janë të vetëdijshëm për deficitin e fuqisë punëtore në vend dhe ndikimin e tij negativ në ekonomi, disa rajone janë duke vënë kufizime në punësimin e migrantëve.

Rreth 18 rajone kanë miratuar ose janë në proces të miratimit të ligjeve që ndalojnë punësimin e emigrantëve si shoferë taksie, si shitës të alkoolit dhe duhanit, si punonjës në shërbimet financiare e të tjera.

Shumë prej këtyre kufizimeve janë ndërmarrë pas sulmit terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, në muajin Mars. Në atë sulm kanë mbetur të vrarë 145 njerëz.

Ndjenjat anti-emigrante në Rusi janë rritur pas këtij sulmi, duke bërë që vende si Taxhikistani dhe Kirgizia t’i paralajmërojnë qytetarët e tyre kundër udhëtimit në Rusi.

Policia duke i ndaluar disa migrantë, nën dyshimet se kanë punuar ilegalisht në një treg në Moskë. Fotografi e vitit 2013.

Po ashtu, shumë migrantë janë mbajtur në paraburgim pas mbërritjes në Rusi dhe shumë prej tyre u është refuzuar hyrja – pavarësisht se kanë pasur dokumente të vlefshme – dhe janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Por, edhe para sulmit terrorist, migrantët kanë qenë shpesh cak i diskriminimit në Rusi.

Çdo vit, autoritetet ruse kryejnë fushata të mëdha kundër migrantëve, të cilat përfshijnë bastisje gjithëpërfshirëse në xhami, në biznese që punësojnë qytetarë nga Azia Qendrore dhe në vende ku mblidhen migrantët.

Pavarësisht vështirësive të tilla, shumë qytetarë nga Azia Qendrore nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojnë të punojnë në Rusi.

Taxhikistani dhe Kirgizia janë ndër vendet më të varfra në Azinë Qendrore dhe remitancat nga qytetarët e tyre, që punojnë në Rusi, përbëjnë gati gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto të këtyre vendeve./REL

Next Post
LIVE Kongresi i PS! Ndizen ‘motorët’ për zgjedhjet. Rama do të shpallë emrin e kreut të ri të Kuvendit?

LIVE Kongresi i PS! Ndizen 'motorët' për zgjedhjet. Rama do të shpallë emrin e kreut të ri të Kuvendit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In