• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

As kundër Ramës, as kundër Berishës, …për revolucionin!

by Mero Baze
28/09/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Intervista e fundit e Lulzim Bashës me Ylli Rakipin, ishte një përpjekje për të shmangur dëmin që bën në radhët e Partisë Demokratike ultimatumi publik i Sali Berishës se “nuk mund të hyhet në zgjedhje me Edi Ramën”. I gjendur mes dy gazetarësh revolucionarë, që ndryshe nga Berisha, e mendojnë vërtet atë tezë, Basha bëri figurën e njeriu të pavendosur edhe kundër Edi Ramës edhe kundër Sali Berishës.

Duke deklaruar se nuk fitohet pushteti me Edi Ramën në krye, Sali Berisha ka vënë Lulzim Bashën, ose para alternativës së bojkotit, ose para akteve të dhunëshme që mund të fusin në krizë qeverinë.

Vetë Sali Berisha në tryeza nuk është partizan i kësaj teze. Ai flet normalisht se pushteti duhet marrë me zgjedhje, etj, por publikisht ai zgjedh të vërë Bashën, ose në sprovën e revolucionit, ose të bojkotit.

Në të dy rastet ai kërkon një rezultat të shpejtë para zgjedhjeve lokale dhe fillimin e ndërtimit të institucioneve të reformës në drejtësi, si SPAK apo BKH, me shpresë se ky proces do bllokohet.

Por halli i Sali Berishës dhe ai i Lulzim Bashës në këtë rast janë shumë larg njëri tjetrit. Një deklaratë e tillë nga Berisha është tërësisht demotivuese për anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët heqin dorë në mendjen e tyre nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe i shikojnë ato si kohë e humbur. Kjo shkatërron në çdo qelizë në bazë Partinë Demokratike dhe e bën Lulzim Bashën një “gjeneral pa ushtarë”, jo vetëm të pafuqishëm, por dhe peng të lëvizjeve që do t’i diktojë më tej Berisha.

Duke ja shkatërruar bazën politike të PD dhe duke demotivuar PD nga procesi i zgjedhjeve, Berisha praktikisht e ka vënë Bashën ose para alternativës bojkotit ose të ndonjë lëvizjeje të dhunëshme, që në të dyja rastet do ta djegë atë.

Në pamje të parë kjo duket si hakmarrje e ftohtë e Berishës ndaj asaj që Basha i bëri një vit e ca më parë me listat dhe marrëveshjen direkte me Ramën. Po aq i besueshëm është edhe problemi që Berisha ka me avancimin e institucioneve të Reformës në Drejtësi.

Por pavarësisht hallit të Berishës, halli i Lulzim Bashës është se çfarë të zgjedhë në këtë mes. Përpjekja e tij për të sqaruar demokratët se nuk e marrim dot pushtetin me dhunë (siç e do Doktori) dhe se nuk i bojktojmë dot zgjedhjet (siç thotë Doktori) ishte shumë e vakët. Ishte e qartë që Basha ishte kundër Berishës, dhe tentonte të mbushte gropën që ai po i hap në elektorat, por ishte ende larg artikulimit të kundërshtisë së tij. Duke e paraqitur revolucionin të pamundur dhe daljen masive të njerëzve kundër Edi Ramës, si një zgjidhje, Basha në fakt është duke kërkuar të riparojë dëmin që Berisha po ia bën duke dalë dy herë radhazi dhe duke folur për bojkot dhe revolucion.

Por nuk është ende i sigurt, se Berisha duhet kundërshtuar hapur. Është vetëm duke shfryrë me vete, për atë që ai po i bën dhe hë për hë, po mbrohet vetëm nga sulmet për kompanitë e Kunatit, sulme që shumicën po ja bëjnë po ata që e kanë paguar si miq të Berishës.

a.ç

Next Post
Më në fund Sampaoli dorëhiqet nga Argjentina

Jorge Sampaoli përfundon në Arabi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In