• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“As kecat nuk e votojnë atë”, deputetja e PS për largimin e Koçekut: Të tregohej burrneshë dhe të linte mandatin

by A R
17/06/2026 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, ka adresuar deklarata të forta ndaj ish-koleges së saj, Marjana Koçeku, pas largimit të kësaj të fundit nga grupi parlamentar socialist.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Çakërri deklaroi se Koçeku nuk tregoi guximin politik për të dorëzuar mandatin e deputetes që, sipas saj, e ka fituar falë Partisë Socialiste.

“Me kalimin e ditëve u qartësova akoma më shumë se çfarë po ndodhte që nga momenti i parë i daljes nga grupi parlamentar, ku nuk u tregua aq burrneshë sa të jepte dorëheqjen nga mandati i fituar nga PS, i dhuruar nga PS”, u shpreh deputetja socialiste.

Në një deklaratë, Çakërri solli edhe një varg të njohur të Dritëro Agollit për të ilustruar, sipas saj, sjelljen e ish-deputetes.

“Më kujton Dritëro Agollin kur thotë: ‘E mbajta në krah tërë ditën. Edhe zemër i dhashë… Mbahu! Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: Më rrahu!’ Kjo është shprehja më e saktë”, deklaroi ajo.

Deputetja socialiste sfidoi hapur Koçekun që të testojë mbështetjen e saj elektorale jashtë siglës së PS-së.

“E ftoj të dalë të konkurrojë me kecat se as kecat nuk do ta votojnë. Nuk kam parë asnjë kauzë dhe nuk kam parë asnjë prononcim tjetër”, tha Çakërri në Off The Record me Andrea Dangllin.

Deklaratat vijnë në një moment kur largimi i Neomalësores nga grupi parlamentar i PS-së ka ndezur debatet politike, ndërsa socialistët po përpiqen të minimizojnë peshën politike të këtij akti, duke e cilësuar si një lëvizje individuale pa mbështetje reale elektorale.

Ndërkohë, përplasja mes dy deputeteve pritet të ushqejë më tej debatin publik mbi arsyet dhe pasojat e shkëputjes së Koçekut nga mazhoranca.

Next Post
Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

Comments 2

  1. Jorgji Caca says:
    3 months ago

    Nëse je kec, do ta pranoja kë thënien për ish kolegen tuaj, sepse jeni ju me gjithë partinë të parët që e zgjodhët dhe e votuat për deputete. Të mendosh ndryshe duhet të argumentosh dhe jo të lëshosh fjalë si në parcelë duke prashitur misrin!

    Reply
  2. Qani Kopani says:
    3 months ago

    Nuk kam asgjë me largimin e saj është një e drejtë që ia njohin ligjet e deri këtu jam me të, po ajo që s’më pëlqen është mënyra e largimit të saj fshehtas dhe nuk ka guximin ende të vejë në parlament e të deklaroj largimin e saj nga grupi ç’është kjo frikë e saj pr tu thënë kolegëve hapur atë që mendon dhe pa ofenduar njeri, pa le ajo përgjigja rugaçrore në rrjete sociale kur shumë mirë atë përgjigje mund ta jepte në sllën e parlamentit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE

Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE

September 28, 2026
DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’ka kohë, duhet për zgjedhjet

DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’ka kohë, duhet për zgjedhjet

September 28, 2026
DETAJET/ “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”- Ja si tentuan 2 të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, reagimi i deputetit! Agjenti i infiltruar u prezantua si…

DETAJET/ “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”- Ja si tentuan 2 të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, reagimi i deputetit! Agjenti i infiltruar u prezantua si…

September 28, 2026
Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hartën e opozitës

Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hartën e opozitës

September 28, 2026
“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

September 28, 2026
Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

September 28, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Irani bën ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

September 28, 2026
Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

September 28, 2026
Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

September 28, 2026
Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

Zjarri i madh në Topojë shkrumbon kullotat, flakët rrezikojnë edhe një banesë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com