• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“ArTurbina, 19 mijë spektatorë në 100 ditë”

by A R
26/12/2018 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Kulturës shkruan në një njoftim për shtyp se ‘ArTurbina’ mund të konsiderohet pa frikë një histori suksesi. Janë disa tregues që e dëshmojnë këtë gjë.

Sipas institucionit në fjalë, më domethënësi mbetet numri i lartë i spektatorëve; mesatarisht janë 19 mijë vetë nga shtatori deri në dhjetor, që kanë ndjekur shfaqje të ndryshme në skenat e ‘ArTurbinës’.

“Numri i shfaqjeve është 90, nga të cilat 58 janë shfaqje teatrore nga Teatri Kombëtar dhe skena e pavarur; 11 janë opera dhe balet, ndërsa 21 janë evente të ndryshme kulturore. Mesatarisht rreth 1 shfaqje në ditë. Nga 37 subjekte në total që kanë dhënë shfaqje në këto muaj, më shumë se gjysma janë nga institucionet kulturore si Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Pjesa tjetër janë nga skena e pavarur dhe subjektet private” – thuhet në njoftim.

‘ArTurbina’ u ngrit pas rikonstruksionit të ish Laboratorit të Hidroteknikës, një investim rreth 3.3 milionë euro i qeverisë shqiptare.

Synimi ishte shndërrimi i kësaj ndërtese të braktisur në një pol kultuor, në një Qendër Arti bashkëkohore e me standarde europiane. ‘ArTurbina’ është konceptuar gjithashtu edhe si një qendër multifunksionale që do të stimulojë kreativitetin, do të krijojë një hapsirë e re qytetare, si dhe do të përmirësojë marrëdhëniet me spektatorin duke zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe ambienteve të reja artistike.

“Shumë prej artistëve që në fillim hezituan për ta mirëpritur si skenë të re teatrale, sot performojnë aty dhe e vlerësojnë këtë projekt. ‘ArTurbina’ ka dy salla; një me audiencë 400 vende dhe një tjetër me 150 vende. Po kështu ka nje holl/ Foyer me sipërfaqe rreth 300 m2; një holl/ Foyer me sipërfaqe rreth 60 m2; hapësirat për ekspozim të arteve vizuale; hapësirat për administratën dhe ambiente të tjera ndihmëse” – thotë Ministria e Kulturës.

/a.rada

Next Post
Thellohet skandali i ‘DH Albania’, u pagua nga OST-ja me 2.4 mln euro, më pas i riktheu

Thellohet skandali i 'DH Albania', u pagua nga OST-ja me 2.4 mln euro, më pas i riktheu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In