Pasi ju refuzua lirimi pesë herë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ish kreu i burgjeve Artur Zoto depoziton kërkesë në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën arrest me burg.
Zoto është arrestuar më 21 shkurt të këtij viti pas skandalit të tenderave për ushqimit e të burgosurve dhe tashmë ndaj tij ka nisur gjykimi.
Ndaj ish kreut të burgjeve Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën e “Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, kryer ne bashkëpunim”.
Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë depozituar pranë kolegjit penal pritet të shqyrtohet në gjykatën e lartë më 25 tetor me relator gjyqtarin Tom Ndreca.
Në kërkesën për zëvëndësimin e masës së arrestit Zoto paraqiti dhe shkaqet shëndetësore, por ekspertiza e kërkuar nga gjykata nxori në pah se atij nuk i rrezikohej jeta në qeli duke mos i ndryshuar në këtë mënyrë masën e sigurisë.
a.ç