• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artur Zheji rrëfen historinë kur Edi Rama kërkonte këshillë për lidhjen e tij me Matilda Makoçin

by Java News
26/10/2016 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur një mik i afërt me kryeministrin Rama, Artur Zheji ka postuar në rrjetin e tij social një shkrim mbi martesën e Ramës me aktoren e njohur Matilda Makoçi. Zheji thekson se ka qenë dëshmitar i atyre viteve dhe i lidhjes së tyre, duke saktësuar se ka qenë njëri ndër personat që i ka thënë Ramës që të mos martohej me Makoçin.

Për më tepër lexoni postimin e plotë.

Matilda ka qenë një natyrë pasionante dhe një rebele me plot të papritura. Në periudhën e shkuar të rinisë së hershme, ajo kishte të gjitha atributet e një Ylli me një shkëlqim të fortë, mrekullues dhe me një karierë brilante.

Kineastët e atëhershëm shqiptarë, përgjithësisht mediokër, por jo për faj të tyre, zbuluan si të magjepsur një aktore, që sillte me portretin e saj, më shumë shpirtëror se sa sensual dhe prej mishi, si jemi mësuar sot, një Çudi të bukur shqiptare.

Një “charm” shqiptar, por edhe shumë europiane dhe me tipare tejet origjinale dhe të rralla. Fine në interpretim, delikate në jetë, kurajoze dhe “mendjemadhe” në marrëdhëniet që krijonte me njerëzit, mbas sukseseve të bujshme që krijonte karriera e saj e beftë, Matilda apo Mati, jetoi një parajsë shumë të shkurtër dhe shumë të hareshme për pak kohë.

Kam qenë disa herë për dreka dhe darka me Edin, Matildën. Temperamenti i Matit, ishte i hatashëm, shpërthyes, kapricioz, por besoj i sinqertë dhe i vërtetë. Edi Rama i asaj kohe, nuk është aspak ky i sotmi, ai kishte një vështirësi të madhe për të dialoguar qetësisht me aktoren e famshme, që e adhuronte, e miklonte apo e dëshironte e gjithë Shqipëria e asaj kohe.

Çfarë thuhet lart e poshtë, për përfitime politike, se Edi Rama, nuk e ka dashur Matildën, dëshmoj në vetë të parë, se është një gënjeshtër e madhe dhe një pasaktësi e neveritshme.

Një pasdite të cilën e mbaj mend mirë, Edi më telefonoi dhe më tha se ishte i shqetësuar, kishte patur një konflikt me Matin dhe kërkonte të këshillohej. U ulëm të dy, këmbëkryq, drejtëpërsëdrejti mbi bar, në lulishten e vogël përpara pallatit të tij dhe kemi ndenjur aty, duke biseduar, pafundësisht, për të ardhmen e tyre.

Edi ishte i lëkundur, temperamenti i Matit, personaliteti i saj shumë i fortë, kryeneçësia dhe vetadhurimi dhe vetëvlerësimi që ajo kishte për veten, ishte në kulmin e vet. Ndërsa Edi, që mund të përkufizohet Edi i brishtë i atyre viteve, kishte shqetësim, por dhe dashuri të përzier me përgjegjshmëri, për të ardhmen e marrëdhënieve të tyre.

Dilema ishte martesa dhe pikëpyetja se nëse ata të dy, mund ta shndërronin dashurinë e tyre, që kishte shumë ekstaza dhe tërmete të forta, në një marrëdhënie të qëndrueshme familjare. Mendimi im i asaj kohe, që edhe sot më mbetet i pandryshuar, ishte se Edi dhe Mati, e kishin të pamundur të themelonin një lidhje të qëndrueshme, përtej pasionit në kulmet e veta.

Dhe i thashë në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Mos u marto me Matin! Sepse do të shkatërroni njeri- tjetrin!” dhe sigurisht edhe mijëra fjalë të tjera, kundër këtij hapi.

Mirëpo Edi, nuk kishte vullnet dhe forcë të thoshte : “Jo!”, në atë fazë të jetës së tij, ndonëse mbaj mend se në thellësi ishte dakord që po ndërmerrte një hap të gabuar, por edhe po mbante një premtim, ndaj të fejuarës së tij.

Rikthimi i Matildës, dalja e saj nga depresioni i gjatë, është një lajm i gëzueshëm për mua, që e njoha më shumë prej zërit të saj të pandryshuar, se sa nga portreti i sotëm.

Duke i uruar asaj që të ketë guximin e duhur për një rikthim në jetën aktive, dua të shtoj se për sa kohë që Rama do të jetë kryeministër, ajo do të sulmohet në një mënyrë ose tjetër, sipas stilit të gjuetisë së shtrigave.

Unë u largova nga Shqipëria në vitin 1990 dhe më pas dëgjova mjaft gjëra për atë lidhje dhe mënyrën dramatike se si u zgjidh ajo.

Sot që shkruaj, jam shumë kritik ndaj Ramës dhe gafave të tija të rënda në qeverisje, por kjo nuk më pengon të them se në disfatën e asaj lidhjeje, që nuk u shndërrua asnjëherë në një martesë të vërtetë, nuk mund të cilësohet si një faj vetëm i Ramës.

Fajtorja më e madhe në atë që ndodhi mes tyre, ishte padyshim temperamenti dhe natyra e tyre tejet artistike. Ajo që i tërhiqte ndaj njeri-tjetrit, ishte pikërisht edhe ajo që i largonte nga njeri tjetri.

Matilda ishte në atë kohë një Yll që shkëlqente dhe të gjithë e admironin me të drejtë, ndërsa Rama, e kishte të programuar spektaklin e tij të madh, për shumë vite më vonë!/java/a.k

Next Post
Vrasja e Asllan Kërtushës në Durrës, ndryshon akuza për dy të pandehurit

Gjyqi për vrasjen e Asllan Kërtushës shtyhet, mungon avokati i të dyshuarve Bledar e Gëzim Kajno

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In