• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artistja e njohur rrëfen si ia vranë vëllain: Trupin ia tërhoqën zvarrë, vëllai tjetër dergjej në psikiatri

by Java News
13/11/2022 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artisja e njohur, Eda Zari, ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”,  ku ka folur për vrasjen e pabesë të vëllait gjatë rënies së komunizmit.

“Ka patur një kohë shumë të gjatë që unë nuk artikulohesha mbi këtë tematikë, ndoshta se nuk isha akoma esëll me humbjen, me dhimbjen. Por kam pasur shumë kontakte gjatë kësaj kohe me shumë bashkudhëtar të dhimbjes

Dimë që Ilirjan Zari ishte ndër të parët ose i pari, i cili u vra në kufi të Ersekës në vitin 1990. Ishte vrasja e parë menjëherë pasi ne menduam se tashmë po lulëzonte diçka. Kemi rënien e murit të Berlinit, kishim lëvizje të jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor, gjerësisht në Europë. Por për fatin e tij të keq dhe fatin tonë të keq, ai humbi jetën dhe në korrik të ‘90, dimë ndodhitë, hapjet e ambasadave, njerëzit që shkojnë nëpër anije”, tha Zari.

Artistja e njohur kujtoi gjithashtu edhe se si prindërit e saj përjetuan këtë ngjarje të trishtë dhe si vëllai i tjetër ndodhej në psikiatrinë e Elbasanit.

“Janë fort të dhimbshme ato skena, ato kujtime. Përveçse ne humbëm vëllian tonë dhe vëllai tjetër, dergjej në psikiatrinë e Elbasanit. Përtej që nëna kishte vuajtjet e saj, bashkë me babain, gjëra të cilat ndikuan shumë në shëndetin tyre, problematika ishte se vazhdonin pyetjet e pafundme të Sigurimit të Shtetit të asaj kohe. Ndaj kemi edhe sot Muzeun e Gjetheve, ku shpeshherë kur e vizitoj, menjëherë kam ato reminishencat e caktuara të cilat janë me të vërtetë të dhimbshme. Kamxhik në trup, mënyra të jashtëzakonshme shantazhesh. Gjërat të cilat edhe unë në një ndër, le të themi shkrimet e mia që kam bërë për tim vëlla por edhe për të përndjekurit politik, të cilët edhe sot e kësaj dite e vuajnë dhimbjen dhe e kemi shumë prezente në mesin tonë.

Dua të them se nuk janë kujtime fort të mira dhe gjithmonë kur ja heq plagës atë leukoplastin, gjithmonë fillon e derdh gjak. Uroj që historia të mos përsëritet”, tha Zari.

Ndërsa e pyetur se pse hulumton ende në dosjet e vëllait të saj, artistja e mirënjohur u shpreh:

“Ndoshta njeriu vjen në një pikë të caktuar të jetës për të kuptuar përtej biografisë së familjes, përtej asaj pemës së origjinës, kush jam unë, nga vi, si degëzohet gjaku im. Kjo ka qenë një pikë shumë e rëndësishme për të kuptuar se si ishte kjo vrasje, se si ndodhi. Cilat ishin arsyet? E teksa ti shfleton, hap këto letra, hap këto dokumente, bëhesh dëshmitare dhe me dëshirë “vizitore” e shumë fakteve të dhimbshme që tek mënyra se si ai kishte marrë plumbat, mënyra se si trupin e tij e kishin tërhequr zvarrë nëpër fshatrat e Ersekës”.

/s.f

Next Post
Dhunohet gazetari investigativ, Adriatik Doçi: Më qëlluan nga mbrapa me sende të forta

Dhunohet gazetari investigativ, Adriatik Doçi: Më qëlluan nga mbrapa me sende të forta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com