• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Artisti që shënjoi një periudhë historie

In memoriam Rikard Ljarja

by Ben Andoni
01/04/2025 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Rikard Ljarja nuk ka luajtur në të gjallë asnjë rol heroi të famshëm, personazh-simbol historik apo ndonjë nga figurat mitike të vendit. Galeria e tij mbledh portretizime të tëra në teatrin “Migjeni” (fillimisht dhe pastaj në filmin në Kinostudio) punëtorësh, fshatarësh, intelektualësh, antifashistësh dhe idealistësh të një kohe që Shqipëria ‘e kaloi’ në vitin 1990. Tashmë, në pasjetë po këqyr në rolin e njeriut që punoi, krijoi, portretizoi shqiptarin e mirë që mëton nga ndershmëria, punën e pastër dhe intelektualin e dlirë. Rikardi jetoi, punoi dhe respektoi mjedisin rreth tij dhe parimet deri në fund. Cili e mban mend dhe e njeh autorin dhe të tillë pa modesti ka shumë më tepër sesa artikullshkruesi, Rikardi kishte tipare ekzistencializmi që i mbrujti gjithë jetën. Idealizimi i personazheve të një periudhe kohe, e cila nuk ekziston më, fsheh përmes interpretimit dhe krijimeve të tij mënyrën sesi një personazh që jep pa fund për krijimin e një utopie mbart në vetvete dhe përpjekjen për t’iu përgjigjur pyetjeve të ekzistencës. Cili jam unë? Përse punoj? Pse jetoj? Çfarë dua të lë? Për dekada me radhë atë motiv që Rikardi e shkroi, luajti dhe e interpretoi në formën e njeriut që shkruan dhe dëshiron të shkruajë dhe atë që bëri realisht në jetë duke krijuar. Pasi Rikardi ishte veçmas të tjerave i panginjur me disiplinat e ndryshme të artit dhe… shkrimin. Dikush mund të thotë se ishte i pangopur pasi e kishte ezauruar filmin në të gjitha aspektet. Ka të ngjarë, por s’është krejt e vërtetë. Nëse do kishte mundësi dhe shëndeti ta mbështeste si duhet, Rikardi do të dhuronte edhe personazhe të tjera qoftë në grup-interpretimin filmik por edhe si krijues, por koha ka limitet e veta ndërsa konjukturat artistike janë një mal tjetër që i qëndron artistit shqiptar përballë. Bash këtu niste fjalë-debati me vetveten dhe me të tjerët. Shpesh në monologjet e brendshme dhe e dyta në strehimin te letërsia dhe publicistika. Të tilla, ai i kishte shpesh me veten dhe përball tallazeve të jetës. Etika e sjelljes e dërrmon një autor dhe Rikardi pati momentet e errëta sesi e shmangën në fund të jetës. Siç ndodh me zhgënjimin tek qenia që e respekton shtetin e vet dhe problemet i shtyp në honet e shpirtit, ashtu i ndodhi më 2002, kur shkoi për të marrë rrogën e radhës dhe i thanë se nuk kishte më pagesë për të marrë, pasi ishte larguar me dëshirën e vet nga RTSH! “Pas kësaj u largova pa u ankuar tek asnjeri, pasi e kam respektuar gjithnjë shtetin”, do shprehej i keqardhur në një intervistë. Do t’i afrohej këtej e tutje rrugës, të cilën kishte dashur ta shtynte më shumë se çdo gjë: pensionit. Tashmë do kishte mundësinë t’i dedikohej letërsisë dhe pikturës, ku abstragimi i tij me qenien dhe simbolikat e jetës është tejet i thukët, element që tregon realisht peshën dhe përqendrimin e mendimit të një krijuesi dhe interpretuesi vërtetë intelektual. Këtu forca e intelektit dhe sidomos sintezat që bën Rikardi janë të thella. Tek romani “Në një humbëtirë këtej rrotull”, simbolizmi i tij synon të sintetizojë përmes elementëve ballkanikë shtresëzimin jetësor të trojeve tona nga paganizmi drejt kohëve moderne, pa iu referuar kohës dhe hapësirës: “Na ishte njëherë… na ishte njëherë e në një kohë të lashtë, një katund, në një cep të humbur të Ballkanit.

Ndoshta, diku aty ku sot takohen e ngatërrohen disa kufij.

Diku aty buzë një liqeni.

Ngjarja ndodh në këtë humbëtirë, atëherë kur nuk kishte kufij në kuptimin e sotëm. Ndoshta në atë kohë kur Ballkani, apo më mirë Europa Juglindore ishte e ndarë në vilajete, apo ndoshta edhe më herët…

Dikur… dikur…

… Në një kohë të largët, që ne e shohim pak si turbullt, pak si në mjergull atë kohë, kur në këto vise popullsitë merrnin e jepnin gjithçka me njeri tjetrin.

Merrnin e jepnin zakone, kostume, kafshë shtëpiake, gjellë, muzikë (këngë, valle, vaje), përralla, fjalë…

Edhe fjalët hynin e delnin nga njëra gjuhë te tjetra dhe shpesh e ndjenin veten mirë aty ku shkonin, shtonin a hiqnin ndonjë mbrapashtesë, ndërronin ndonjë theks, dhe rrinin rehat e bëheshin një trup.

Ndonjëherë, rrallë, edhe krushqi bënin.

Miqësitë ruheshin por gjithësejcili në punë të tij. Kjo kishte shumë rëndësi”.   

Librat e tjerë me rrëfenja që do pasojnë si “Kohë qensh”, “Tymi, kronikë bardhezi”, “Josifopedia”, prozat e shkurtra si “9 të shkurta”, triptiku “Prill” e shumë pjesë do e shpërfaqin me të gjithë egon e vet dhe (ato që mbase do gjejnë dritën e botimit në të ardhmen) e zbuluan krejt botën e tij në një dimension gati ekzistencialist, të ndihur shumë dhe nga pikturat që la dhe ku mund të bësh sot një identikit të plotë të Rikardit krijues. Ku veçmas kërkesave të larta për art cilësor, kulmoi dashuria për vendin e tij. Rikardi mbetet jo vetëm njeriu që i dha artit por edhe një patriot i vërtetë. Ndryshe nga shumë kolegë nuk iu përball me mashtrim alter egos së tij, duke mohuar rolet e krijuara para ‘90. Për të atdheu ishte një, si atëherë kur lodronte në rrugicat e Shkodrës dhe tashmë, kur mbylli sytë në kryeqytetin e vendit të tij. Dhe ç’është atdheu tek e fundit? “Vërtetë ç’është atdheu? A nuk jam unë atdheu, gruaja dhe fëmijët, oborri im, toka ku kam mbjellë sivjet bostan a grurë, a nuk është atdheu komshiu im, lagjja, fshati përkarshi, ai lumi që s’pushon së rrjedhuri, a nuk është atdheu gjuha që flasim, këngët që këndojmë e vaji, e gjama, a nuk është atdheu varret e gjyshërve e stërgjyshërve, a nuk është atdhe gjithçka nën këtë tokë e mbi këtë tokë deri tek flamuri? Sigurisht që ky është atdheu. Një piramidë që fillon tek unë e mbaron tek flamuri. Po për shumëkënd, ndoshta për shkaqe të kota, ndoshta edhe madhore, nga komplekse të ngatërruara psikologjike, pronësie, grindje, xhelozie, inferioriteti, karakteri… “. Përgjigja është e hidhur sepse vetë Rikardi e provoi në kurrizin e vet…si shpërblim për atë periudhë historie që përfshiu me aq art në kohën e Shqipërisë moderne. Në fund fali dhe iu drejtua i qetë amëshimit sepse përballjen e kishte me ndërgjegjen e vet dhe jo me shtirjen. Ndaj kjo përshpirtje në ditëlindjen e tij është kaq e dashur dhe e respektuar për njeriun që diti të falte shumë. Dhe, që nuk interpretoi heronj, simbole apo mite, por që bëri shqiptarin e mirë, atë që bashkëkombasit e tij e njohin fare thjesht si: Filmat dhe arti i Rikardit.

Next Post
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Ministri Gonxhja: Mbi 573 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e pranverës gjatë muajit mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi e fortë në Korçë,  Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Devoll

July 24, 2026
Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

July 24, 2026
Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

Trajneri i Spanjës kritikon argjentinasit: Sjellje të papranueshme, nuk duhen lejuar…

July 24, 2026
U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

U kap duke kultivuar kanabis/ Dënohet me 20 muaj burg “kopshtari” shqiptar në Angli

July 24, 2026
Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

July 24, 2026
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull në 2024, Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

July 24, 2026
Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In