• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artistët në mbledhjen e këshillit për Teatrin, ja reagimi i bashkisë

by A R
26/04/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorët e Teatrit Kombëtar u mblodhën sërish sot kunder shembjes se godinës duke protestuar para Bashkise se Tiranes.

Një grup artistësh hyri në ambjentet e këshillit për të ndjekur diskutimet lidhur me vendimin per fatin e Teatrit sipas tyre.

Në mbështetje të artistëve janë këshilltarët e djathtë te PD dhe LSI, të cilët thanë se në mënyrë mafioze do të nisë rruga për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi, formalizimi i rrugës për shkatërrimin e TK dhe mbjelljes e kullave disa katëshe” tha keshilltari i PD, Çollaku.

Reagimi i Bashkise: Vendimi nuk ka lidhje me Teatrin 

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado ka sqaruar se asnjë prej projektvendimeve që janë sot në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak nuk ka të bëj dhe nuk trajton cështjen e truallit të Teatrit Kombëtar. Duke folur para këshilltarëve, ai në cilësinë edhe të një prej përfaqësuesve që vjen nga fusha e artit, ka bërë të ditur se vendimi Nr.7 të cilës i referohen artistët dhe përfaqësuesit e opozitës nuk prek Teatrin Kombëtar.

“Unë besoja që duke qenë gjithë jetën në art zotërinjtë do të kishin të drejtën të ma jepnin mua, të më dëgjonin sepse unë kam edhe eksperiencën e duhur, kam drejtuar pothuajse gjithë institucionet e artit në këtë vend dhe nga kjo pikëpamje do të thosha se fjala ime ka një peshë sepse jam personi që kam menaxhuar dhe kam drejtuar këto institucione. Megjithatë secili mund ta gjykojë vetë por ajo që është e vërteta në këtë letër dhe relacionin të gjithë e kanë të shkruar për keqkuptimin e madh që ka ndodhur dhe ndodh edhe këtu në sallë të cilat u dhanë pa asnjë lloj argumenti që të merren me teatrin. Të gjitha këto ligje dhe relacioni përkatës nuk ka të bëjë fare me Teatrin Kombëtar”, tha Abazi.

Ai ka bërë të ditur se projektvendimi në fjalë vjen si një nismë inovative për të shfrytëzuar edhe ato prona që janë në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe që janë amortizuar e minimizuar me kalimin e viteve. Sipas këtij projektvendimi pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme, më pas do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për t’u shfrytëzuar për programe të ndryshme sociale, si banesa me bonus qeraje për familjet në nevojë apo pika shërbimi për qytetarët./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Mitrovicë, vritet 37-vjeçari, plagoset vëllai i tij. Policia ndalon autorin e dyshuar

Kosovë/ Arrestohen 3 zyrtarë gjykatash dhe një avokat në Ferizaj e Gjakovë! Policia sekuestron telefona, kompjuterë dhe dokumente

November 24, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot, një manual se si mund ta fitosh një qytet pasi e ke përdhunuar

November 24, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet, pas një periudhe të gjatë durimi…

November 24, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Kandidatë për Tiranën prej atyre që dogjën kryeqytetin?

November 24, 2026
Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

Berisha me sytë te PS, ‘josh’ opozitën e zgjedh kandidatët nga PD

November 24, 2026
Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

Kapetanović: Turizmi rajonal ka nevojë për promovim të përbashkët!

November 24, 2026
Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

Igli Tare te PSG? Ish-kapiteni i Shqipërisë publikon foton që ngjall dyshime për një lëvizje të bujshme dhe trazon rrjetin!

November 24, 2026
Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

Kryetari i Kuvendit i ndërpret fjalimin Aleksandër Vuçiçit, në Parlamentin e Serbisë shpërthejnë duartrokitjet!

November 24, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Qytete dhe qytetarë të pambrojtur, dhunues e barbarë të mbrojtur

November 24, 2026
“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

“Nismë përtej krahëve politikë”- Projektligji për sponsorizimet, Balla: Sporti shqiptar ka nevojë për mbështetje financiare!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In