• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artistët i bashkohen fushatës së dhurimit të gjakut, Manastirliu: Arritëm në 2200 dhurime vullnetare

by Java News
14/06/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, nismës për të dhuruar vullnetarisht gjak i janë bashkuar figura të njohura të skenës dhe ekranit, si Valbona Selimllari, Mirela Milori, Rudina Dembracaj, etj. Ata kanë dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri një apel të fortë në lidhje me dhurimin vullnetar që është gjë shumë e rëndësishme për jetën e të prekurve nga kjo sëmundje.

“Gjatë fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë, arritëm në 2200 dhurime vullnetare, që mbulojmë një pjesë të konsiderueshme të nevojave për fëmijët talasemikë, në këtë periudhë të vështirë të vitit. Shqipëria ka 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha. Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin përsëri, bashkë me miqtë tanë artistë të bëjmë një apel për qytetarët, të dhurojnë gjak. Sot mbyllim një fushatë intensive, ku dhurues nga e gjithë Shqipëria, nga institucione publike e private, njerëz të zakonshëm, dhurues periodikë por edhe shumë dhurues për herë të parë, personeli shëndetësor, artistë, politikanë dhe sidomos të rinjtë, u bashkuan në nismën tonë në ndihmë të fëmijëve talasemikë”, tha Manastirliu.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, nëse vijojmë me këtë ritëm dhurimesh vullnetare, me të gjitha gjasat, kjo verë nuk do të ketë vështirësi për sigurimin e gjakut për fëmijët talasemikë, për të bërë një jetë sa më normale.

Me një kalendar të përcaktuar përgjatë gjithë verës, sidomos gjatë muajve Korrik-Gusht, do të vijohet me dhurimet vullnetare, për të garantuar plotësimin e nevojave me gjak për fëmijët talasemikë dhe për këdo që ka nevojë.

g.kosovari

Next Post
U shkarkua nga KPK, ja trupa që shqyrton ankimimin e gjyqtarit Hoxha

Vettingu/ KPK shkarkon prokurorin Shkëlzen Cena, probleme me të tre kriteret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com