• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artistë nga Shqipëria dhe Kosova hapin sezonin në COD

by Aalison Pearse Stevens
20/05/2016 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri, COD, hapi sot sezonin e radhës të vitit 2016, të titulluar “Hapësira ku jetojmë, hapësira që ndajmë dhe hapësira që lëmë pas”.

Në hollin protokollar të Kryeministrisë, COD, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës, prezanton ekspozitën “Qiell, up and down”. Alban Muja dhe Olson Lamaj, dy artistë bashkëkohorë prezantojnë punimet e tyre në instalacione, piktura e vizatime.

Piktori Alban Muja, ekspozon serinë “Windows seat”, (Sedilja pranë dritares) me 25 vizatime dhe 2 piktura të dimensioneve të ndryshme, skicuar gjatë fluturimeve në SHBA. Artisti Olson Lamaj, shprehet nëpërmjet dy instalacioneve, “Sky Color”(Ngjyra e Qiellit) dhe “Blue Meteor” (Meteori Blu), të cilët në nuancat e blusë projektojnë dëshirat, ëndrrat dhe aspiratat njerëzore.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se “salla COD në kryeministri deri para pak kohësh vizitorët e saj të vetëm kishte minjtë, ndërsa falë një investimi ajo është kthyer hapësire kushtuar artit dhe njerëzve të tij”.

“E vërteta është se kjo hapësirë është krijuar për të qenë në dispozicion të publikut, të njerëzve të artit, të kulturës dhe të librit, për të qenë në dispozicion të njerëzve të debatit dhe të atyre që duan të protestojnë kundër qeverisë. E kam thënë disa herë, mbase është e vështirë për njerëzit ta besojnë se kjo është e mundur, por duke qenë se herë pas herë përpara kryeministrisë ka njerëz që protestojnë, i ftoj që, nëse dëshirojnë, kur organizojnë një protestë, të rezervojnë këtë hapësirë këtu. Kuptohet, hapësira nuk është për të sjellë të gjithë protestuesit brenda, por një përfaqësi, e cila të shfrytëzojë kohën televizive që mund ta marrë falas nga godina e kryeministrisë dhe nëse dëshiron të rezervojë edhe një ministër apo një përfaqësues të qeverisë, për të shprehur konkretisht arsyet e protestës dhe për të dëgjuar nga ana jonë argumentet tona”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri nuk harroi  të përmendë se në COD kanë gjetur hapësirën e tyre edhe njerëzit e thjeshtë, ndër ta edhe protestues. Ai shtoi se njëra prej tyre është vlerësuar me çmim pikërisht në këtë sallë, ku iu referua Bora Memës, e cila me herët ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit.

“E them këtë me shumë sinqeritet dhe më erdhi mirë, në fakt, që kjo ndodhi spontanisht dhe një vajzë që me pasion jeton kundërshtinë ndaj qeverisë dhe meje mori këtu një çmim, që nuk e mori nga qeveria, kuptohet. Nuk shkojmë deri në hipokrizinë që t’i japim çmime atyre që nuk na duan. Por sigurisht jemi të detyruar të ndajmë me ta hapësirën. Ky është edhe objektivi i këtij projekti, i çeljes së këtij kati që deri përpara dy vitesh e gjysmë ishte i mbyllur, i papërdorur, i mbushur me lagështirë dhe të vetmit frekuentues kishte një çetë minjsh, që hipnin e zbrisnin nga ky kat në bodrum, nga bodrumi në këtë kat dhe ndanin bashkë me qeverinë, godinën e kryeministrisë”, deklaroi Rama.

Ndërkohë kryebashkiaku, Erion Veliaj, në fjalën e tij vuri theksin se qytetarët kanë nevojë edhe për art, ndaj shtoi se çelja e kësaj salle është një domosdomshmëri.

“Unë e di shumë mirë se ka njerëz që i kritikojnë ekspozitat, por dua tu kujtoj atyre se njerëzit nuk jetojnë vetëm nga buka, por jetojnë edhe nga arti”, u shpreh Veliaj.

Ndërkaq, në sallën digjitale, Olson Lamaj projekton filmin “How stars are born?” (Nga vijnë yjet?) dhe Alban Muja pjesën “Legendary Dog” (Qeni legjendar).

Në sallën “Tako Artistin”, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, COD i hap dyert projektit të ri të sheshit të kryeqytetit. Maketi i qendrës së Tiranës, për të cilën ende po punohet, vihet në dispozicion të qytetarëve. Ata kanë mundësi të njihen me projektin e këtij ekosistemi të ri urban. Njëkohësisht ta komentojnë, të japin përshtypjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide, duke lënë gjurmën e vet në përmirësimin e një qyteti që u përket të gjithëve.

Në sallën e minilabit, kuratoret Alketa Misja dhe Dhurata Thanasi Daneri prezantojnë ekspozitën “ARTifact”, me fotografi dhe materiale të ish-Kombinatit të Autotraktorëve, Tiranë, sot i lënë në harresë. Nëpërmjet imazheve dokumentuese, kushdo mund të përjetojë dhe interpretojë sipas këndvështrimit personal, punën gjigante të bërë për gati katër dekada gjatë periudhës totalitare, në një nga veprat më të mëdha industriale të Shqipërisë, që mori energjinë e shumë projektuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve.

Në forumin e COD, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e qeverisë gjermane, merr jetë projekti kinematografik “Dialog për të shkuarën”. Një seri filmash mbi të kaluarën trajton mënyrën se si trashëgimia e së djeshmes jodemokratike ndikon në shoqërinë e sotme. Çdo shfaqje ndiqet nga një sesion diskutimesh të të rinjve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, që ndërveprojnë me regjisorë të njohur, historianë dhe ish-të dënuar të mendimit. Ky program filmi synon të theksojë faktin që dialogu për të shkuarën dhe transparenca e së sotmes janë parakushte të së ardhmes demokratike.​

/a.g/

Next Post

Van Gaal: Giggs, i duhuri për Unitedin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In