Nga Zef Mazi,
Vjene/
Ike i dashur Rikard, ike i madh, i heshtur, si ikin te medhejte e ketij dimensioni sic je ti, Rikard. Lamtumire nuk mund te them lehte per kusheririn dhe shokun e dashur, aktorin, regjizorin dhe artistin e madh – ikone e teatrit dhe kinematografise shqiptare – Rikard Ljarja!
Lamtumire nuk mund te them per Rikardin – njeriun e dashur, me zemer te gjere, kurdohere i qeshur, me humorin e holle, me kulturen e gjere, me penen e forte dhe penelin e zhdervjellet! Nuk mund te them lamtumire se Rikardi, ne pjedestalin me te larte te gjenive te artit shqipar, do jetoje ne mendjen dhe zemrat tona, te çdo familje shqiptare, se gjigandeve te tille u thuhet “ju do jetoni ne zemrat tona, ne artin shqiptar, perjete”.
Arti shqiptar nuk do ishte i plote pa gjithe ato dhjetra role te mrekullueshem, realizuar mjeshterisht, nga Aktori i Popullit Rikard Ljarja! Zemra e tij, aktrimi i tij mjeshteror, zeri i tij i plote dhe kumbues, e qeshura e cilter e tij, do vazhdojne te zbukurojne krejt artin kinematografik shqiptar nder jete. Drite i befte shpirti i tij i madh, i lehte dheu i Shkoder Loces qe Rikardi e deshi aq thelle. I paharruar e i pashlyeshem kujtimi i Rikard Ljarjes! Gjithmone ne zemrat tona!
Bukur Zefi perkushtimi yt per te madhin Rikard Ljarja.I paharruar qofte kujtimi i tij.