• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arti i kulinarisë shpaloset në “Mangalem” të Beratit

by A R
01/10/2016 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shija e gatimeve tradicionale beratase u ngjit bukur sot në mjediset e muzeut Etnografik, që ndodhet në lagjen “Mangalem”,  të Beratit.

Ky event tërhoqi vëmëndjen e turistëve të huaj, të cilët u informuan mbi artin e kulinarisë tonë të shumëllojshëm e plot vlera.

“Parfumi dhe fantazia e gatimeve të kuzhinës së trashëguara në breza”, kështu është titulluar ky event, që ka ardhur nëpërmjet gatimeve tradicionale të mjeshtrit të kulinarisë Josif Miho dhe shfaqjes së dokumentarit “Arti në kulinarinë Ilire, Berati”.

Gatimet tradicionale plot shije të përgatitura nga nxënësit e shkollës profesionale “Kristo Isak” dhe Qendrës Profesionale “Leta”, nën drejtimin e mjeshtrit Miho u servirën për të pranishmit në mjediset e Muzeut Etnografik.

Drejtues institucionesh vendore, vizitorë të huaj dhe vendas, nxënës shkollash u surprizuan nga shija e gatimeve të servirura, por dhe pamjet e dokumentarit, “Arti në kulinarinë Ilire, Berati” të studiuesit Ahmet Dursun dhe regjisorit Benet Nelku.

“Sot është dita kur të gjithë respektojmë kontributin e restauratorëve, arkitektëve, studiuesve dhe shkencëtarëve, bartësve të folklorit dhe artizanëve”, u shpreh në fjalën e tij Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina. “Përmes kësaj veprimtarie synojmë që një moment në traditën e hershme dhe shumë të njohur të artit të kulinarisë së qytetit, por dhe të përgatisim dhe servirim gatime të një vakti tradicional, të kuzhinës së familjes beratase”, tha ai.

Ai më pas ka thënë se qëllimi ishte që të sjellin vlerat dhe të veçantat e kulinarisë beratase që janë simbol i kënaqësisë, mikpritjes dhe elegancës.” Tavolina beratase i ka të gjitha ngjyrat e shijet e natyrës që duke marrë vlerat e artit vjen si traditë deri në ditët e sotme”, tha ai. /a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

“Rroftë shkopi” në ditën e flamurit!

November 29, 2026
Organizuan djegien e policit me molotov, thirrjet për të goditur efektivët shpërndaheshin në grupe online

Organizuan djegien e policit me molotov, thirrjet për të goditur efektivët shpërndaheshin në grupe online

November 29, 2026
“Nuk ka krizë në ndërtim”, Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

“Nuk ka krizë në ndërtim”, Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

November 29, 2026
Reforma në shëndetësi, Spahiu prezanton 4 projektligjet e reja: MedAL do të garantojë furnizimin me barna

Reforma në shëndetësi, Spahiu prezanton 4 projektligjet e reja: MedAL do të garantojë furnizimin me barna

November 29, 2026
Nga artistja e “Revolucionit të Flamingove” te prangat me 91 molotovë, kush është Fatime Paja që u kap me arsenalin e protestës

Nga artistja e “Revolucionit të Flamingove” te prangat me 91 molotovë, kush është Fatime Paja që u kap me arsenalin e protestës

November 29, 2026
Dita e Çlirimit, Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

Dita e Çlirimit, Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

November 29, 2026
Kush duhet ta çojë Shqipërinë në BE? Aga: Një demokrat, mundësisht nga PD-ja!

Kush duhet ta çojë Shqipërinë në BE? Aga: Një demokrat, mundësisht nga PD-ja!

November 29, 2026
Protestuesit e dhunshëm ndalojnë autoambulancën, dyshonin se ishte e mbushur me civilë dhe gaz lotsjellës

Protesta e dhunshme e 28 Nëntorit, 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

November 29, 2026
A mund të dalë inteligjenca artificiale jashtë kontrollit? Skenari i frikshëm që mund të paralizojë botën brenda 24 orësh

A mund të dalë inteligjenca artificiale jashtë kontrollit? Skenari i frikshëm që mund të paralizojë botën brenda 24 orësh

November 29, 2026
Operacioni “Again”, zbardhen 6 vjedhje në Durrës, në pranga 23-vjeçari

Operacioni “Again”, zbardhen 6 vjedhje në Durrës, në pranga 23-vjeçari

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In