Artan Lame emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, insitucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën. Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar emërimin e Lames drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të kadastrës dhe vendimi është firmosur dje.
Ligji i ri për Kadastrën hyri në fuqi pak kohë më parë dhe së shpejti pritet të ngrihet edhe struktura e re. Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, dhe Institucioni shihet si themeli i reformës së pronës. Lame ka mbajtur deri tani postin e kreut të ALUIZNI-t.
/a.meta