• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artan Hoxha: Telefonat nuk më janë kthyer, institucionet të përfshirë në lojë politike

by Java News
20/09/2016 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha ende nuk i ka marrë telefonat që i sekuestroi Prokuroria e Krimeve të Rënda të enjten e kaluar, pas deklaratave të tij se piloti italian Guido Andrea Guidi kishte pranuar se e kishte ulur avionin në Ishëm, për të testuar pistën, me qëllim që të kthehej më vonë për të trafikuar 200 kg hashash.

I ftuar në “Studion e Hapur” të Eni Vasilit gazetari Hoxha tha se institucionet shqiptare nuk po bashkëpunojnë lidhur me hetimet për avionin në Ishëm, madje sipas tij, janë përfshirë në një lojë politike.

“Telefonat janë sekuestruar të enjten, sot është e martë, realisht edhe sot nuk jam i qartë për çfarë janë marrë. Tashmë telefonat janë në dispozicion të tyre. Nuk kam patur asnjë komunikim. Nuk disponoj mjetet e punës. Unë me ata telefona kam folur me të gjitha palët atë ditë për të krijuar një panoramë se çfarë po ndodhte me atë ngjarje. Më bëhet qejfi që i kanë marrë materialet sepse do kenë plot materiale. Kjo është puna e tyre, jo puna ime. Uroj që ky veprim që kanë bërë të ketë shërbyer që ata të zbardhin një hetim të cilin e kanë nisur me vrull. Ka një gjë që nuk shkon në këtë histori, institucionet tona nuk bashkëpunojnë, madje janë përfshirë në një lojë politike. Të shkosh tek gazetarët për të arritur një qëllim politik, kjo nuk shkon”, deklaroi Hoxha.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala e njoftoi kolegun Hoxha live në emision se zyrtarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda i kishin konfirmuar se ai mund të paraqitet të mërkurën, për të marrë telefonat e tij në prokurori./bw/a.k

Next Post
FOTO/ Ky është piloti 68 vjeçar i avionit të rrëzuar në Ishëm, ka qenë i dënuar për korrupsion

Misteri i vendndodhjes së pilotit italian, flet avokati i Guido Guidit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com