• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Hoxha shpërthen LIVE ndaj Berishës: Vrave Azem Hajdarin, ish-kryeministri: Je i paguar nga Haklajt!

by A R
26/02/2018 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati dhe replikat në ditancë kanë shoqëruar emisionin “Studio e Hapur” nga Eni Vasili në Neës24, ku në qendër të akuzave të forta kanë qenë ish-Kryeministri Sali Berisha dhe gazetari i njohur Artan Hoxha.

Ka qenë ish-Kryeministri Berisha që ka telefonuar Live në studion e emisionit për të replikuar lidhur me deklaratën e tij këtë të hënë, se një nga negociatorët me Greqinë, Artur Meçollari është spiun.

Por mes të tjerave, Berisha është ndalur tek deklaratat e gazetarit Hoxha në studio, i cili tha se jo të gjitha akuzat e Berishës duhen marrë seriozisht.

“Jo të gjitha gjërat duhen marrë seriozisht. Për shembull, për mua tha se jam në shërbim të mafias. Tha që po transportohet lëndë kimike, kur në fakt ishin tubat e TAP. Edhe për avionin e Divjakës, e dinte hyrje-daljen e pilotit, pasi kishte nisur fluturimet që në vitin 2012” tha në emision gazetari Hoxha.

Por kjo deklaratë e gazetarit, nuk është pritur mirë nga Berisha, që ka telefonuar në studion e emisionit për të replikuar Live me të.

Debati:

Artan Hoxha: Ashtu siç gënjen ti edhe për atë dëshmitarin e kanabisit. Je ti në atë video që thua dua gjallë a vdekur dhe s’iki nga Tropoja pa e marrë me vete. Je ti Berisha që u kape duke manipuluar prova në 21 janar. Nëse unë dy herë nuk të kam kthyer përgjigje të premtoj se do ta bëj. Dhe Haklaj u vra më para. Dhe ke 150 vrasje në Tropojë. Siç zhduke Remzi Hoxhën, t’i kam nxjerrë kufomat nga varri. Më lë mua në ngarkim vrasjen e një personi që unë kam akuzuar Policinë e Shtetit.

Sali Berisha: Ti je i paguar nga Haklajt!

Artan Hoxha: Po po i paguar jam unë

Sali Berisha: Je i lidhur me krimin

Artan Hoxha: Po pse more nuk i çon këto prova në Prokurori? T’i kam lënë duart me gjak. Këto shantazhet mos i konsumo me mua se nuk më tremb dot!

Sali Berisha: Shiko, ti je një bandit dhe vetëm gazetar nuk të marr ty unë.

Artan Hoxha: Të jesh i bindur, do shkosh në burg edhe sikur të jesh 85 vjeç! Je vrasësi i Azem Hajdarit. Ku e ke atë kasetën e momentit që është e filmuar vrasja?!

Më pas është dashur ndërhyrja e gazetares Eni Vasili për të vënë rregull në studio dhe për të iu rikthyer temës së emisionit për negociatorët e marrëveshjes Shqipëri-Greqi

Next Post
Çfarë shkruhej në letrën që Mourinho dërgoi në fushë për Matic…

Çfarë shkruhej në letrën që Mourinho dërgoi në fushë për Matic...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In