• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Hoxha: Prokurori Hadarmataj, ka tentuar ta arrestojë edhe më parë Tahirin. Mbanin të informuar Lul Bashën

by Java News
28/10/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Artan Hoxha tregon me detaje një tentative, sipas tij, për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri që në shtator të vitit 2016. Rrefimin e ka bërë mbrëmë në emisionin KAPITAL të Aleksandër Furxhiut, në Vizion Plus. Më poshtë rrëfimi i gazetarit, Artan Hoxha ne KAPITAL :
“Kjo Prokurori dhe ky prokuror, Besim Hadarmataj, ka tentuar ta arrestojë Sajmir Tahirin mbrëmjen e 15-të shtatorit të vitit 2016-të. Si ka qenë tentativa për ta arrestuar? Në mëngjesin e 15-të shtatorit në grykëderdhjen e lumit Ishëm, bie një avion Italian që drejtohej nga një pilot Italian, Guido Guidi . Dyshimet ishin se ky avion ka ardhur në Shqipëri së pari për të inaguruar pistën, ishte për herë të parë për ta provuar, sepse një grup narko-trafikantësh kishin arritur të ndërtonin pistën dhe ta përdornin atë për trafik lëndësh narkotike. I njëjti grup kishte bërë të njëjtën gjë në një zonë tjetër të Shqipërisë, porn ë atë rast kishin përdorur grykëderdhjen e lumit Ishëm.
Edhe pse është shumë afër Aeroportit të Rinasit atje është pak e vështirë, nuk ka rrugë. Në momentin që kapet italiani, u gjet avioni atje, u bënë kërkime për të gjetur lëndë narkotike. Nuk u gjet, nuk ndodhi si në Divjakë që u gjet edhe droga, edhe piloti edhe avioni. Gjatë asaj dite unë kam dalë 4-tër herë në televizion News 24 dhe kam theksuar se nga informacioni që kisha deri atëherë, avioni kishte ardhur për atë gjë. Unë jepja një shifër që shkonte nga 180 deri në 300 kg. E jepja këtë shifër sepse i referohesha dy rasteve të mëpërparëshme, rasti i Sevasterit. Në mbrëmje po atë ditë kam qënë në emisionin “Opinion” dhe them, avioni në dijeninë time ka ardhur për të inaguruar pistën dhe për të marrë 200 kg cannabis dhe këtë gjë, them, e ka pranuar dhe piloti. Mbas emisionit, Prokuroria më shoqëron nga zyrat e televizionit ku isha në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, diku rreth orës 23:30. Në momentin që unë shkoj në Prokurori ( kam qenë në zyrën e kryeprokurorit Besim Hajdarmata) kanë qënë të paktën dhe katër prokurorë dhe oficerë gjyqësorë të tjerë dhe nga ora 23:30 deri në orën 00:00 biseda jonë ka qenë më tepër në parim, per  ngjarje, të vjetra.  Prokurori me thoshte , shumë mirë ne të përgëzojmë për këtë, por nuk thuhen të gjitha. Ndërsa ne bënim këtë bisedë, më vjen një oficer gjyqësor me celular në dorë dhe më thotë së kryetari I PD ka dale në deklaratë shtypi. Lulëzim Basha po thotë: “Gazetari Artan Hoxha është shoqëruar në Prokurorinë për Krime të Rënda, sepse dyshohet që të ketë dekonspiruar hetimin e Prokurorisë dhe të ketë marrë informacion të brendshëm nga ministri, Sajmir Tahiri dhe Prokuroria e ka shoqëruar për të gjetur provën.” Pra provën në celularët e mi që unë kisha folur me Sajmir Tahirin. Në atë moment unë I them prokurorit: “Zotëri, telefonat e mi janë të fikur, unë ‘kam komunikuar me asnjë media. Ti s’më ke pyetur akoma se për çfarë më ke thirrur. Si është e mundur që Lulëzim Basha e di para teje dhe para meje se për çfarë më ke thirrur?!” Në atë moment është ndërprerë biseda, kanë ardhur dy policë gjyqësorë, unë kam dhënë deklarimin dhe mbaj mend që kam firmosur 7-të faqe deklarime,  në të cilat unë them merrni tabulatët e celularëve të mi, që unë s’i kam marrë as sot ato telefona, dhe në tabulate do të gjeni se me cilet përsona kam folur. Ata mendonin se shifra e dhënë nga unë, që piloti ka ardhur në Shqipëri për të provuar pistën dhe për të marrë 200 kg cnabis, ishte nxjerrë nga deklarimet që po jepte piloti dhe ministry ma kishte thënë mua. Nëse ata do ta gjenin këtë gjë në telefonat e mi, menjëherë do të shonin tek Ministri për dekonspirim të hetimeve dhe do ta arrestonin”
Next Post
Kreu vrasje në 1997-ën, 53-vjeçari shqiptar arrestohet në Selanik

Igumenicë/ Kapen 6 kg heroinë, arrestohen dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

“Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

October 26, 2026
Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

October 26, 2026
“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

October 26, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

October 26, 2026
Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

October 26, 2026
OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In