• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artan Hoxha: Pas grabitjes në Rinas u tentua të vritej një person

by A R
05/07/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha tha në Opinion, në lidhje me transportin e parave se si ka mundësi që një makinë sjell parat në bankat që janë në zonën e ish-Bllokut dhe pas e shoqërojnë dy benza 190-ëshm që mezi qëndrojnë në këmbë. Si është e mundur? Ai i policisë private kur ka fituar tenderin në komision ka paraqitur mjete tepër moderne dhe të sigurisë bashkëkohore.

Sipas gazetarit, Hoxha këtu është e gjitha skema e korruptuar, duke nisur që nga ai që i licenson dhe deri tek ai tjetri që bën transportin apo sigurinë e vlerës monetare të bankave të nivelit të dytë.

“Personat në fjalë, pasi thyen të gjitha sistemet e sigurisë, pastaj humbën. Shqipëria nuk është një nga vendet që ka një infrastrukturë perfekte, ku ti të kesh qindra mundësi largimi, ato janë shumë të kufizuar, kjo është një mundësi e mirë e policisë për të ndjekur autorët. Unë ka ndjekur një nga ato ngjarjet ditën e sotme, ku menjëherë pas ngjarjes janë bastisur banesat e një grupi personash në zonën Nikël, Zezë dhe Fushë-Krujë. Madje disa janë thirrur, i kanë kërkuar të paraqiten vetë dhe ata janë paraqitur, bashkë me alibinë se nuk kemi qenë ne. Çfarë ndodhi, në një banesë e cila ndodhet në fshatin Derven  është bastisur banesa dhe nuk është gjetur personi, i cili dyshohej se mund të ishte një nga pjesëtarët e grabitjes. Një ditë më pas, me datë 1 korrik, përgjatë një aksioni që unë ende nuk e kam verifikuar, ekzaktësisht se cila njësi e ka kryer, është qëlluar, me armë zjarri ndaj një personi i cili mendohet se ka qenë tek grupi i personave që mund të ketë marrë pjesë në grabitje. Është qëlluar me armë, madje kanë qenë tre automjete, për fatin e mirën nga vendi i ngjarjes unë kam siguruar një predhë, ai që e ka përdorur e ka pas armën e mbushur. Unë i bëj thirrje Prokurorit të nisë hetimet. Ai është një plumb me dy shpërthime dhe nuk bën rikoshet. Po të hyri në trup, mbaron punë”,  tha  Hoxhaj në Opinion. 

Next Post

Studentët kosovarë të policisë që u shkolluan me 1 milion dollarë, mbesin pa punë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com