• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Artan Hoxha: Deri në 2014-ën, Beleri s’ka shkelur në Shqipëri sepse do futej në burg

by Java News
27/05/2023 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha tha se i ka parë provat për Fredi Belerin, duke u shprehur se ka filmime video të Kokaveshit teksa jep para për të blerë vota.

Gazetari u shpreh në emisionin “Arnautistan” se Berisha dhe Meta s’e urojnë dot Belerin, pasi do t’u kthehet elektorati i tyre kundër, sepse më herët kanë akuzuar Ramën dhe Vuçiçin se po shesin Mitrovicën e Veriut.

Hoxha tha se ai personalisht ka dyshime edhe për qëndrimin e Ramës në këtë histori, pasi sipas tij PS u investua minimalisht në fushatë dhe kryeministri foli vetëm në javën e fundit.

“Në 2003 kandidon Bollano përballë Goros, ku influenca greke ishte mjaft e madhe. Rezultati ka qenë i ngushtë, me presionin e autoriteteve greke, u bllokuan qendrat, ndërhyri ministria. Në momenti që situata doli jashtë kontrollit, policia s’kishte kurajo të ndërhynte, shfaqet z.Beleri duke bërë thirrje me megafon në dorë dhe duke djegur flamurin shqiptar. Për këtë ai u dënua me tre vite burg.

Deri në 2014-ën ky njeri s’ka shkelur në Shqipëri sepse do futej në burg. Në 2014-ën u parashkrua çështja. Në 2015-ën kandidoi, fitoi Jorgo Goro, i dha edhe dorën Belerin. Në 2019-ën tentoi të rikandidonte. Deri në 2022-shin nuk rikandidonte dot sepse e pengonte ligji shqiptar. Në 2023-shin kjo u parashkrua dhe ai rikandidoi. Për herë të parë shkoi një kryeministër grek në Himarë, dhe kryeministri shqiptar jo vetëm e lejoi, por në vend të dilte kryetari i bashkisë, doli Fredi Beleri. Kryeministri bëri sikur s’e pa atë ngjarje dhe shkoi në Dropull.

Në momentin që u lejua të rikandidonte, nuk duhej të arrestohej aty, që të mos ndodhnin ato që ndodhën. Kandidon me mbështetjen e dy ish-Presidentëve dhe dy ish-kryeministrave që kanë tabanin nacionalistë Berisha dhe Meta. Edhe s’e urojnë dot ata, e ke parë ti ta urojnë për fitoren, jo s’e urojnë dot! Se u hidhet elektorati i vet…Kanë bërë namin ata Ramën dhe Vuçiçin ‘që po shesin Mitrovicën e Veriut’.

Kanë bërë namin për Ramën dhe Vuçiçin, ndërkohë që vet i japin Himarës. Nëse marrim pjesën ligjore, kur kapesh duke blerë vota duhet të arrestohesh në flagrancë.  Dosja184 në Dibër dhe ajo 339 në Durrës u prishën sepse nuk u arrestuan në flagrancë. Është ngritur një fabul që s’ka prova, ndërkohë që askush s’i ka parë. Unë s’besoj as prokurorin, as avokatin, por është një vendim i certifikuar nga dy gjykata. Kur ke të bësh me një çështje penale, se di s’i mund të ndërhyjë një shtet tjetër?!

Unë i kam parë provat dhe s’është e vërtetë që s’ka prova. Nuk është vetëm audio, është video, është filmuar Kokaveshi duke i dhënë lekët për 8 vota. Kam dyshimet e mia edhe për qëndrimin e Ramës në këtë histori. Po të ishte investuar PS edhe minimalisht në Himarë, do ta kishte fituar Himarën. Rama ka folur vetëm javën e fundit. Unë e kam uruar Belerin një javë më para, sepse kisha informacione, kishte 8 muaj aktiv në terren”, tha ai.

/s.f

Next Post
VIDEO/ Megaoperacioni “Imazhi”, asgjësohen rreth 3 mijë fidanë kanabis në Lezhë

VIDEO/ Megaoperacioni “Imazhi”, asgjësohen rreth 3 mijë fidanë kanabis në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

December 26, 2025
Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

Tragjike/ Ishin zhdukur në male, gjendet të vdekur 4 alpinistë në Greqi

December 26, 2025

‘PD nuk proteston për të rrëzuar Ramën’, Merkoçi: Dëshiron të faktorizohet. Nuk ka kredo politike!

December 26, 2025
Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

Kosova në prag të zgjedhjeve: Ekonomia, siguria e dialogu me Serbinë pikat kyçe të fushatës

December 26, 2025
Të huajt vijnë në Shqipëri se është lirë, por 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin

“Shqiptarët, jo të vëmendshëm ndaj shëndetit oral”, stomatologët: Kariesi dhe dhëmbët e prishur, rastet më të shpeshta

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“PD, shërbyese e familjes Berisha”/ Elezi: E kanë braktisur mbi 200 mijë votues, opozita në regres

December 26, 2025
Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com