• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Hoxha akuza Dukës për trukime ndeshjesh: Uroj që 3 e fundit me koeficentë maksimalë të mos kenë lidhje me gripin e pulave të bosit të FSHF

by Java News
13/06/2022 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigative Artan Hoxha hedh dyshime se ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare mund të jetë të trukuara dhe të lidhura me fiskimin e rezultatit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha përveçse shkruan se FSHF po abuzon me çmimet e biletave, shpreh rezervat në lidhje me rezultatet ku sipas tij, kombëtarja si asnjëherë tjetër gjate dy dekadave të fundit ka bërë performanca të çuditshme .

“Kombetarja si asnjehere tjeter gjate dy dekadave të fundit ka bere performanca të cuditshme, ne miqesoren me Gjeorgjine, dy muaj me pare ishte favorite, por ndeshja doli 0-0 me koeficent 9 dhe me pjese X/X.

Në ndeshjen me Islanden Shqiperia nuk ishte favorite, por ndeshja shkoi 1-1 dhe me pjese 2/X, koeficent i larte.

Në ndeshjen me Izraelin, Shqiperia ishte dukshem favorite por ndeshja perkunder pritshmerive perfundoi 1-2 dhe me pjese 1/2 me permbysje, koeficent maksimal.

Uroj qe koecidenca e performancave të kombetares ne 3 ndeshjet e fundit me koeficente maksimale, me permbysje brenda ndeshjes, te mos kete lidhje me gripin e pulave qe i shkaktoi miliona euro deme kompanise se vezeve te bosit të FSHF.

Të shohim sot ku do të luhet bllofi, ne miqesoren e Tiranes me cmime të kripura për tifozet, apo ne Elbasan ku luajne shpresat e Shqiperise me ato te Kosoves…”, shkruan Artan Hoxha.

Gazetari i njohur nënvizon se Armand Duka jo vetëm po abuzon me çmimet e larta të biletave, por e ka kthyer stadiumin “Arena Kombëtare” në dyqane ku presidenti i FSHF shet lavatriçet dhe mikrovalat e kompanisë së tij.

“Çmime të kripura për biletat e ndeshjes se sotme miqësore

Shqiperi vs Estoni…

Se pari, FSHF vazhdon të mos shese bileta në stadiumin ku luhet ndeshja, Arena kombetare, por i shet te stadiumi “Dinamo”. Rast unik në bote qe biletat shiten jo në stadiumin ku luhet ndeshja, por në nje stadium tjeter…Tifozet nuk njoftohen paraprakisht për kete gje, por ku vijne në stadium u thone se duhet të shkoni në nje stadium tjeter për biletat.

Lere pastaj qe Arena kombetare eshte stadium modern, qender tregetare, me kafe, restorante luksoze, dyqane ku presidenti FSHF shet lavatricet dhe mikrovalet e kompanise se tij, shiten sufllaqe dhe qofte, por nuk gjendet 1 meter katror per te shitur biletat e ndeshjeve të futbollit, qellimin e vertete për te cilin eshte ndertuar stadiumi.

E dyta, çmimi i biletave për qytetaret me te varfer te Europes eshte i shtrenjte.

FSHF vazhdon të abuzoje me dashurine e shqiptareve brenda dhe jashte vendit per kombetaren. Eshte ndeshje miqsore me nje kundershtar të dobet, Estonine e liges D, kombetarja vjen nga nje humbje me Izraelin dhe tifozet jane dekurajuar nga paraqitjet e dobeta të skuadres.

Por FSHF ne vend të vendos cmime minimale per te joshur tifozet qe të jene ne mbeshtetje të kombetares, ben të kunderten. Madje ne tribunen qendrore mban cmime champions League edhe pse kjo tribune nuk u mbush as 70% ne ndeshjen me Izraelin jo me sot ne nje ndeshje miqsore…”, theksoi Artan Hoxha./m.j

Next Post
Pak muaj pasi iu vu zjarri, qeveria miraton fondin prej 2.5 milionë eurosh për shpronësimin e ‘Sarajeve të Toptanëve’

Pak muaj pasi iu vu zjarri, qeveria miraton fondin prej 2.5 milionë eurosh për shpronësimin e 'Sarajeve të Toptanëve'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Piromanët para drejtësisë, të ndëshkohen ashpër”- Lamallari thirrje Prokurorisë për të hetuar zjarrvënësit: Luftë nga ajri dhe toka për të shuar flakët

Lamallari prezanton drejtorin e komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri, ish-nëndrejtori i Policisë Tiranë merr detyrën: Parandalimi, prioriteti kryesor

August 17, 2026
Kim Jong-Un anashkaloi sanksionet dhe futi deri në 22 miliardë dollarë në arkë! Ushtria e hakerave, kriptot dhe programi bërthamor

Kim Jong-Un anashkaloi sanksionet dhe futi deri në 22 miliardë dollarë në arkë! Ushtria e hakerave, kriptot dhe programi bërthamor

August 17, 2026
Kriza politike në Kosovë, edhe LDK refuzon kërkesën e Haxhiut për takim, në ngërç zgjedhja e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, edhe LDK refuzon kërkesën e Haxhiut për takim, në ngërç zgjedhja e Presidentit!

August 17, 2026
E pazakontë në Siçili, rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

E pazakontë në Siçili, rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

August 17, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Rritet sasia e parave që qarkullojnë në ekonomi, Banka e Shqipërisë: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari!

August 17, 2026
Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Zbulohen pamjet e aksidentit tragjik në Durrës, momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

August 17, 2026
Situatë kritike me vatrën e zjarrit në Lufaj të Matit, era e favorizon dhe flakët përparojnë drejt zonave të banuara!

Situatë kritike me vatrën e zjarrit në Lufaj të Matit, era e favorizon dhe flakët përparojnë drejt zonave të banuara!

August 17, 2026
E paprecedentë, kushërinjtë e Arda Güler kërcënuan punonjësit e sigurisë së Schalke 04 pas miqësores! Kërkuan të takonin lojtarët e Real-it

E paprecedentë, kushërinjtë e Arda Güler kërcënuan punonjësit e sigurisë së Schalke 04 pas miqësores! Kërkuan të takonin lojtarët e Real-it

August 17, 2026
E paprecedentë, kushërinjtë e Arda Güler kërcënuan punonjësit e sigurisë së Schalke 04 pas miqësores! Kërkuan të takonin lojtarët e Real-it

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe/ Përplasen automjeti dhe fadroma, një person i plagosur

August 17, 2026
Kushner në Jerusalem/ Trump i çon Netanyahut mesazhin pas refuzimit të planit për Gazën

Kushner në Jerusalem/ Trump i çon Netanyahut mesazhin pas refuzimit të planit për Gazën

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com