Artan Fuga ka bërë një reagim ku thotë se të gjithë kanë “gënjyer si derri” për lëkundjet sizmike dhe koronavirusin.
Përmes një shënimi në Facebook, Fuga thotë se shkencëtarët kanë dështuar dhe se ai nuk i beson më.
“Unë si ju nuk dua as epidemi, as papunësi, as tërmete, as pedofili!
Por ku shkuan ata shkencëtarët që na thoshin në nëntor dhe dhjetor se tërmeti bie tre herë dhe pastaj nuk ka më lëkundje sismike?
Ku vajtën ata që parashikonin duke hedhur fall ndërkohë qendrat e matjeve sismike janë ashtu sikurse nuk thuhet. Nuk u ka mbetur nam e nishan!
Po ata shkencëtarët që na thoshin se studjonin me nanoteknologji kurbën e virusit dhe ajo do të ikte aty në mes të marsit?
Gënjeshtarë si derri!
Ku janë të dalin pak në publik t’i shohim sa të zotët janë!
Ku janë ata ekonomistët që kanë folur për kaq vite jo zhvillimi, jo ulja e varfërisë, jo integrimi europian?
Ku janë pra?
O Zot këta edhe të vërtetën e kanë bërë propagandë të keqe, nga më të ultat!
Edhe shkencën, edhe artin, edhe informacionin!
Turp për ata intelektualë që bashkëpunojnë me këta manipuluesit”, shkruan Fuga.











