• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tenderat që na telendisën

by Java News
31/10/2015 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Nuk e di se përse mbrëmë në vend të bëja gjë tjetër, u shtriva në divan dhe hapa televizorin.

Më ndodh shumë rrallë. Zhvishja një shegë të kuqe dhe gëlltisja ndërkohë kokrra rrushi, përtypja fara kungulli, duke pritur që të zjenin edhe gështenjat në çajnik…

Dhe bëra mirë që u shtriva përpara ekranit dje sepse debatohej për diçka që prej vitesh më rreh si çekan në kokë. Tenderi që telendisi Shqipërinë, ose sikurse thotë Stiglitz, nobelisti në financa, mekanizmi:

më pervers,
më i ndyrë,
më hipokritik,
më hajdut,
që prodhon pabarazi,
Si dhuratë e pushtetit, kujt dëshiron pushteti, pasanikut të krijuar sa hap e mbyll sytë, që në fakt pasuron vetë shtetarin dhe politikanin.

Tenderi, ky prodhues pabarazish. Ky krimb që e hëngri nga brenda atë që na e shesin për demokraci.
Kjo tallje e madhe me qytetarin. Kjo hilè e poshtër e të paaftit dhe të poshtrit për të mbledhur pasuri pa meritë. Kjo vjedhje me ligj.

Tenderi ky mekanizëm që propozon cmimin më të ulët për një shërbim mesa më pak kosto, pra me cilësi krejt minimale, për fitime maksimale që ndahen mes tenderbërësit dhe tendermarrësit.

Na kanë telendisur. E mbi të gjitha, na kanë bërë budallenj. Emisioni më tërhoqi derisa ndjeva se kisha humbur në përgjumjen e lodhjes të ditës. Gjërat ishin të qarta, vjedhja tenderuese vazhdon si një milion vite më parë. Hapini letrat, hapini, por hapini që nga koha e qëmotit dhe do ta shihni se çfarë ka bërë tenderi, cfarë cilësie jete na ka dhënë tenderi, kujt ja ka dhënë pasuritë tenderi.

Një herë njeres dorë pastaj tjetrës, dora e majtë ka larë të djathtën, pastaj e djathta lan të majtën,
pastaj të dyja lajnë njera tjetrën.

Nuk besoni!!!

Hapini pra të gjitha letrat me një komision qytetar! Mos krijoni komision tjetër, le ta bëjë ai që hap dosjet e ish sigurimsave. Një rrugë e dy punë.

Qartë.

E vetmja gjë që nuk kuptova ishte se përse Z. Basha ishte kërcënues dhe fliste me tona të larta. Nuk ka nevojë, e ka në dorë, mjafton mos shkojë të aprovojë buxhetin, as mos shkojnë më në Kuvend, nëse mendojnë se buxheti po vidhet. Sepse edhe kështu nuk ka kuptim, edhe jetokemi në një shtet hajdut, edhe i shërbejmë si kurorë legjitimiteti në Kuvend…

Ne qytetarët nuk kuptojmë asgjë. Nuk ka nevojë të na tregojë njeri se jemi vjedhur prej shekujsh, e dimë.

Nuk kuptova edhe se përse zoti Fevziu, i kundërpërgjigjej zotit Basha me inat dhe agresivitet. Ai nuk është pushtetar, ai është opozitar. Nuk kuptova edhe përse gazetari intervistues i thoshte çdo cast të intervistuarit : “Për këtë nuk të përgjigjem dot se nuk jam i përgatitur.

Mesa di unë gazetari është për të pyetur, jo për t’u përgjigjur. Nejse, aty duket më zuri gjumi mua.

Tenderi??? A di ti ndonjë metodë tjetër??? – pyet budallai.

Puna nuk është se kush e bën dhe kush e jep tenderin sot, kjo, po e po. Por problemi është rrënjësor dhe duhet kapur pas brirëve, si demin.

E para, privatizuan gjithçka në vite sepse kur nuk ka leka, leka, leka, sepse vidhen, për të mbushur buxhetin duhet shitur shteti copa – copa, si Pallatin e Kulturës. Dhe pasi shteti zhvishet nga të gjitha shërbimet, jep tendera privatit që të të bëjë shërbimet për të cilin paguajmë shtetin t’i bëjë, dhe kësaj i fusin edhe një gënjeshtër liberale se gjoja mashtruesi ordiner që i ka vendosur vetes emrin “privat” e bëka më mirë punën sesa një nëpunës i ndershëm shteti, që e kanë flakur tutje si qen duke e zëvendësuar me një militant – bajgë këpuce e tharë.

Prish ta zemë dikasterin e tregtisë të jashtme dhe zëvendësoje me hajdutin me çizme që sjell produkte të skaduara, gjoja si grosist i madh, hahahahahaha! Cfarë gomerësh jemi ne qytetarët! Idiota të vërtetë!

E dyta, tenderi, gjoja që e bën një “komision” “i pavarur” nëpër dikastere dhe bashki. Gënjeshtra. Hajde bëjmë tendera si duhet, jo nga ekzekutivi, por nga agjenci vërtet të pavarura, sidomos ato me më shumë buxhete sesa një nivel i caktuar, hajde tregojmë edhe marzhin reale të fitimit, lejojmë të futen në tendera agjenci publike, alokojmë vetëm paga dhe jo fiime përrallore, etj. dhe do të shohim sesi do të ndryshojë puna.

Sipërmarrjet që marrin tendera të jenë vetëm ato që kanë hapur aksione në bursë ku të kenë akses masa të gjera qytetarësh. Kaq. Dhe pastaj gjithçka mbaron. Se problemi për qytetarin nuk është se përse tenderin e mori jo Saka po Daka. Si Saka si Daka për ne njësoj janë. Ky është problem për politikanët, jo për ne.

Opozita ka kohë, shekuj, që gjithmonë ka një ligjërim: Pse i marrin ata???

Po kush?

Ju?

Për ne ka rëndësi që të mos e marri as Saka dhe Daka duke na lënë me duar në xhepa

Cilët t’i marrin ? Ne ?

Po ata a nuk janë si ne, ne a nuk jemi si ju, ju a nuk jeni si ata? Ata, ju dhe ne.

Vëtitje në shkretëtirë ndërkohë lekët ikin nga duart dhe xhepat tanë dhe shkojnë në xhepat e ne, ju, ata!

Gazetari, habitet : “Pse kaq e pasur është Shqipëria?” A thua se aty është çështja!

Shihe pa Shqipërinë shihe, ca kushton një pallat dymijëetreqind katesh???

Sepse përndryshe gjithmonë do të dëgjojmë dorën e majtë të qahet se përse uji rrjedh vetëm te dora e djathtë dhe dorën e djathtë që ankohet se përse uji ka lagur vetëm dorën e majtë, dhe midis dy duarve që lajnë njera tjetrën, do të shohim gazetarin që kalon si top nga njera dorë te tjetra, e bashkë me të edhe ne që përkundemi mes shpresave dhe iluzione, deri sa na ze gjumi i paranatës në divan. Më mirë të kisha parë një seri nga “Game of thrones”, një nga ato që e kam zbritur elektronikisht në mënyrë pirate në tabletën time që e kam blerë 1000 euro. Ata të vjedhin tendera, e une mos grabis ca seri filmi…me luftë për pushtet.

Next Post

Thaçi: Sa më shumë gaz në Kuvend, aq më e zbehtë përkrahja për UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

105-vjetori i Batalionit të Xhenios, Vengu: Forcimi i këtij reparti me mjete, objektivi ynë

January 20, 2026
21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

21 janari pas Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë; kush i zbaton vendimet?

January 20, 2026
Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

Foltorja e PD, Berisha në Njësinë 4: OKB i shikon shqiptarët si një komb në zhdukje

January 20, 2026
Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

Vrasja e snajperistit në Britaninë e Madhe/ Kush është 26-vjeçari që u vetëdorëzua në Tiranë, i bashkëakuzuar me ‘Babalen’ e TikTok-ut

January 20, 2026
Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

Elbasan/ Digjet banesa, 4 anëtarë të familjes mbeten në qiell të hapur, shkak i zjarrit dyshohet…

January 20, 2026
“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

“Ik p**dhu”/ Eurodeputeti danez shan Trump, deklarata e tij bëhet virale

January 20, 2026
FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

January 20, 2026
Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In