• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse lëvizin natën mullarët e kashtës?

by Java News
17/10/2015 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga / Facebook

Një nga shkrimtarët që kam dashur më shumë në rini dhe e vlerësoj poaq sot ka qenë Jakov Xoxa. Në një nga romanet e paharruar të tij, ai tregon se dikush në një fshat, natën, u tmerrua, se duke qendruar jashtë në dritën e hënës, papritur pa se mullarët e barit a të kashtës lëviznin vetë.

Fim me horror.

Më pas u qetësua sepse kuptoi se fshatarët natën vidhnin kashtën duke e afruar mullarin afër shtëpisë, futur brenda tij për të mos u pikasur nga roja, për të vjedhur barin dhe kashtën.

Mënyra e shpërblimit në kooperativën bujqësore socialiste i kishte bërë fshatarët të kishin mendje dhe veprime hajduti.

Doni ta provoni sot?

Thuaji zyshës mos i vëzhgo nxënësit që bëjnë provim. Ik pak deri në wc apo në kafe! Të gjithë me përjashtime shumë të rralla nisin “të vjedhin”, ose të kopjojnë ose marrin kopje.

E kam gabim? Provojeni o dyshimtarë!

Sistemi i notave i ka bërë nxënësit “vjedhës” meritash. Kështu edukohen dhe pastaj ajo edukatë zhvatëse mbetet gjithë jetën, i edukojmë të zhvasin vota, poste, lekë korrupsioni, etj. Ja si bëjnë të rriturit.

Pse po të lesh studentë të huaj pa vëzhgim ata nuk vjedhin as barin as kashtën???

Nuk janë më të mirë se ne, jo, por kanë një sistem notash krejt të ndryshëm që e bën studentin të jetë i prirur të pranojë rezultatin që jep pa zhvatur andej këndej.

Ekziston ky sistem notash, ekziston, por ose nuk e dinë, ose e dinë fare përciptazi, ose lënë këtë sistemin kooperativist që shkatërroi arsimin parauniversitar e më lart, sipas meje, sepse ky sistem favorizon fëmijët e familjeve të pasura, me influencë nëpër rrethe, fëmijët e të “fortëve” dhe ato të militantëve partiakë të të gjitha kohërave, si edhe fëmijë zyshash dhe zyshësh që bëjnë si bëjnë dhe u kalojnë kopje atyre që duhet. Sigurisht jo të gjithë mund te futyen në një thes, por mullari me kashtë aty është. Minarja nuk futet në thes, thotë një fjalë e urtë.

Next Post

Fermerët me xhiro nën 5 milionë lekë pajisen me NIPT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com