• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Artan Fuga: Na doli qeni më i zgjuar se sizmologët! Ku e keni shkencën o idiota? Ham ham ham

by A R
11/12/2019 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Fuga nuk i beson shpjegimet shkencore për shkaqet e rënies së tërmetit.

Ai thotë se qeni është më i zgjuar se sizmiologët e inxhinierët, ndaj dhe duhet t’i ngrejmë një monument.

Komenti i Fugës

Unë qeni akuzoj: Ham ham ham:

Se pasi paguajmë pa fund shkencëtarë.

Se pasi iu vemë emra të mëdhenj: institute, universitete, akademira, qendra studimore, a dreqi me të birin,

se pasi japim tituj e grada shkencore,

se pasi vendosim se cilat janë kriteret idiote për matjen e punës shkencore,

se pasi botojmë artikuj, libra, monografi leshi,

se pasi gjoja kemi ministri shkence pa pikën e shkencës,

se pasi kemi akademira që prej vitesh harxhojnë paranë publike sipas qejfit,

se pasi në vend të shkencëtarëve dinamikë mbajmë me lekë individë që e kanë mbyllur punën e shkencës prej vitesh dhe tani i qendrojnë kalipiç mendjes shqiptare dhe e përdorin si gomar per të mbushur ujë,

Se pasi iu bërtet: Oreeee jeni në vete ku po vemiiiiiiiiii!

Nuk të dëgjojnë por të shpallin dhe të trajtojnë si armik i popullit, se pasi bëjmë gjoja reforma tekstesh, shkollash, akademish, universitetesh, në ditën e hallit rrimë si hajvanë duke përrallisur për pllakat afrikane dhe europiane që i hipin njera- tjetrës në Hamallaj.

Laboratorit që mat magnitudën i ikin dritat tamam kur pas një mijë vjetësh që qendron kot duhet të punonte.

Në televizione dalin lloj lloj shkencëtarësh që na thonë tautologjira se:

Tërmeti ra sepse ra!

Tërmeti ra në Shkallnuer sepse lëvizi Afrika a diku andej nga Spanja!

Mbesim si të shkalluar!

Mbesim pa tru, pa mendje, pa gojë, dhe në atë moment në vend të thërrasim rroftë shkenca, rroftë teknologjia, rroftë dija, nuk na mbetet të thërrasim: Rroftë qeni!!!!!

Qeni që me nuhatjen e tij instinktive doli më i vlefshëm sa qindra doktoratura, qindra tituj, dhjetra qendra studimore dhe akademi e katedra,

Qeniiiiii!

T’i bëjmë monument qenit dhe t’a vendosim në mes të Tiranës, aty ku është busti i Fan Nolit, a në Durrës te Veliera, a te muzeu arkeologjik, qeni që ka të drejtë duke lehur të mbajë fjalimin e tij madhështor duke e mbyllur me:

Ju dhjefsha reformat e arësimit, shkencës, akademive se gjithçka e bëni thjesht për të lehur, gjoja, kot, sepse as reformën e logjikës shkencore nuk keni bërë!

Ham ham ham!

Në vend të bëjmë shkencë dhe të zhvillojmë dijen për të përballur jetën shohim yjet, bëjmë kritikë letrare për romane që janë paçavure idologjike, bëjmë me tituj shkencorë individë që as diplomë universiteti nuk kanë për atë çka pretendojnë se janë, korrupsion gjigand prej qensh rrugësh në arsim, shkencë dhe kërkim!

Qeni që bërtet:

Oeeeej a keni tru moreeeeee? Ku e keni shkencën o idiota?

Ham – ham – ham!

Ore a keni veshë të dëgjoni more qënër me dy këmbë oeeeeej!

Ku e keni reformën e arësimit dhe të shkencës që na keni bërë prej dekadash të lehim si qenër a të pëllasim si lopët në therrtoreeeeee

Ham – ham – ham!

Ore po vdisni dynjanë me një shkencë të paqenë moreeeeee! A e kuptoni se jemi në injoranëëë moreeeeeee!

Ham – ham – ham!

Turp mo turp nuk kemi, në ditën e hallit ngelëm në dorën e një qeniii !

Next Post
“Me Edin njiheshim që në shkollë”, ish-ministri flet për familjen Reçi që humbi jetën nën rrënoja

Ahmetaj 'shpërthen' ndaj ndërtuesve: A janë në terezi këta? Na ofruan apartamente me 650 euro metri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

Sulmi ndaj zëvendësministrit, intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar për incidentin në Skenderaj

May 14, 2026
“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

“Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet”, Karçanaj: Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor

May 14, 2026
“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

“SPAK e shikoja me admirim”, Karçanaj për akuzat ndaj saj: Përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

May 14, 2026
“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

“Nuk pres të më besojë njeri”. Karçanaj thyen heshtjen: AKSHl, motivi im prej 12 vitesh për të shkuar në punë

May 14, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

May 14, 2026
Përleshja e Elbasanit, Balliu: Luçiano Boçi po shkatërron PD-në, e pret humbja spektakolare

Deklarata e ambasadorit britanik, Balliu apel Berishës: Boll mashtruat demokratët

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In