Fund i këndshëm për ish-zyrtarin më të lartë të policisë shqiptare. Pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi duket se do t’i rikthehet sërish jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por këtë radhë si pjesë e stafit tonë diplomatik atje.
Didi pritet të emërohet oficer kontakti në ambasadën Shqiptare në SHBA, vend ku ish-kreu i Policisë së Shteti jetonte me familjen e tij para se të emërohej në postin më të lartë drejtues në polici.
Lajmi është konfirmuar për A1 Report nga burime të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shteti të cilat thanë se Didi pritet të marrë detyrën e re gjatë javës që vjen.









