• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Arta Markun apo Olsian Çelën, kë do zgjedhë Kuvendi? Kreu i KLP tregon shembullin që duhet ndjekur

by Java News
14/11/2019 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, tha për media se tashmë çështja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ka kaluar në Kuvend dhe i takon këtij të fundit të zgjedhë mes tre kandidatëve, Arta Markut, Olsian Çelës dhe Fatjona Memçes.

Ibrahimi tha se KLP, pas vlerësimit të secilit kandidat, renditi të parin në listë Olsian Çelën, duke shtuar se shpreson që edhe Kuvendi të ndjekë të njëjtin shembull dhe të zgjedhë si kryeprokuror pikërisht këtë emër. Por, Ibrahimi deklaroi se Kuvendi ka të drejtë të zgjedhë secilin nga këta tre kandidatë, dhe nëse ai nuk zgjedhë Çelën, KLP do të bashkëpunojë me cilindo qoftë kryeprokurori i ri.

Do ketë kontestime?
Përfundon një proces i rëndësishëm dhe kemi ndjenjën e lehtësimit. Ta gëzojmë për pak çaste, shpresoj se nuk do ketë ankimime nga kandidatët. Procesi ka qenë aritmetikor.

Sa është afati për ankim?
Brenda tre ditësh, nga dita e sotme.

Nëse nuk do ketë vullnet politik për të zgjedhur prokurorin, ç’do ndodhë?
Ne dhamë një shembull me këtë proces, që i përgjigjemi dhe skepticizmit. Ky shembull do merret parasysh dhe nga Kuvendi. Ai mund të zgjedh edhe kandidatin e tretë në listën tonë. Kuvendi shpresoj të marrë parasysh pozicionin e KLP dhe të zgjedhë të parin në listën tonë.

A nuk do ishte e udhës të na bënit me dije si kanë votuar të gjithë anëtarët e KLP?
Unë nuk e di ende si kanë votuar anëtarët e Këshillit. Ata kanë të drejtën ligjore të votojnë si e mendojnë ata. Jam me mëdyshje nëse duhet bërë publik mënyrën si kanë votuar secili prej tyre. Mendoj që ka të mira dhe të këqija në publikimin e akteve individuale të votimit të anëtarëve.

Do donit ta zgjidhnit ju apo Parlamenti Kryeprokurori,n dhe a do bashkëpunojë KLP me Kryeprokurorin e ri, nëse Kuvendi nuk zgjedh Çelën?
Nuk është çështje dëshire, është çështje ligji, dhe ligji parashikon që kryeprokurorin e zgjedh Parlamenti. Ne do bashkëpunojmë po aq mirë me cilin kandidat që të zgjedhë Kuvend. Nuk do të jetë e vështirë për ne të bashkëpunojmë me secilin, por mendoj që Kuvendi do të zgjedhë shembullin tonë, pasi jemi ne që bëjmë vlerësimin. /e.s/

Next Post
Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme

Ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com