Kryeprokurorja Arta Marku, e pranishme në një analizë të prokurorive në Durrës, u shpreh se janë këto prokuroi ato që mbartin peshën më të madhe të kriminalitetit, ndërsa shtoi se problem mbeten ankesat e qytetarëve në media.
Sipas saj, në mungesë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, procedura e hetimit disiplinor për prokurorët është e parealizuar. E për këtë i drejton edhe një thirrje Kuvendit.
“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetencë për ta çuar deri në fund këtë proces. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën kryeprokurorit për të vazhduar procedimin disiplinor. Ndaj i bëj thirrje Kuvendit që të miratojë ndryshimet e nevojshme dhe të plotësojë boshllëkun ligjor për të vënë në lëvizje mekanizmat kontrollues”, tha më tej Marku.
Marku ishte e pranishme në Durrës për analizën e Prokurorisë në rang Apeli, duke përfshirë këtu edhe institucionet hetimore të Elbasanit dhe Kavajës, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka theksuar se kriminaliteti në këto qarqe është në nivelet më të larta.