• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Art/10 pikturat që ndryshuan historinë e artit

by Java News
05/09/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një pikturë misterioze 30-mijëvjeçare te “Katedralja e mendjes” e Jackson Pollock e deri te numri një i historisë Leonardo Da Vinci. Kritiku i artit i “The Guardian” paraqet punimet më të bukura të artit të të gjitha kohërave dhe se në cilin vend të botës mund t’i shikoni ato shkruan sot gazeta “Zëri”.

1- Leonardo Da Vinci – “Fetusi në barkun e nënës” (1510-1513), në kështjellën “Ëindsor”

Leonardo shpreh kushtet e njeriut në një guaskë, në të vërtetë ajo ngjan me pjesën e brendshme të një gështenje të egër. Brenda saj zhvillohemi të gjithë ne. 500 vjet më parë ky artist dhe shkencëtar mundi ta portretizonte misterin human me një çudi që nuk është fetare, por biologjike. Ai e sheh njerëzimin si fakt i natyrës. Kjo konsiderohet si njëra ndër veprat më të bukura të artit, në shumë raste më e mira.

2- Karavaxho – “Prerja e kokës së Shën John Baptist”, në Katedralen e Maltës

Karavaxho na paraqet momentin e një vrasjeje në oborrin e burgut. Ekzekutuesi mban një thikë në dorë dhe po pret të presë qafën e Shën Johnit. Dikush e shikon këtë moment të tmerrshëm nga një dritare e vogël. Kudo ishte errësirë. Vdekja dhe mizoria njerëzore janë të hedhura në këtë kryevepër, ndërsa hijet e saj të pushtojnë mendjen.

3- Rembrandt – Autoportret me dy rrathë, në Londër

Nuk jeni ju ata që po e shikoni Rembrandtin, por është ai që po ju vëzhgon ju. Autoriteti gjenial dhe mosha e tij t’i ngulin sytë me një vëzhgim moral që është i tmerrshëm. Rembrandt duket sikur arrin të shohë përtej shpirtit të personit që e ka pikturën dhe arrin të dallojë çdo dështim. Ai është si zoti. Rembrandt është artisti më serioz nga të gjithë, se të gjithë qëndrojnë përpara tij si në gjykimin e së vërtetës.

4- Piktura e shpellës “Chauvet” (30 mijë vjet më parë), në Francë

Enigmë mbetet personi që pikturoi në këto shpella portretet e katër kuajve. Nuk ekzistonte një shkrim i tillë në epokën e akullnajave dhe prandaj është e vështirë të identifikohen autorët e kësaj pikture. Artistët e shpellës mund të kenë qenë edhe femra, ato mund të kenë pasur fëmijë. Ajo që dihet është se homosapiensët, raca jonë njerëzore, kanë lënë gjurmë me pikturat e veta që janë kaq të bukura dhe kaq inteligjente sa asgjë tjetër.

5- Jackson Pollock – “Numri 31”, 1950, në Nju Jork

Arti i Jackson Pollock është një mister modern. Është e vështirë të besohet se si arriti ai të krijojë një pikturë të tillë kaq të bukur në një kanavaçë të shtrirë në tokë. Si një solo nga Jimi Hendrix, improvizimet e tij të lira me baltë arrijnë një unitet të shkëlqyer. Kjo pikturë është “Katedralja e mendjes”.

6- Velaskez – “Shërbëtoret e nderit” (Las Meninas) (1656), Madrid

Mbreti dhe mbretëresha qëndrojnë përballë një pikture. Velaskez nëpërmjet pikturës shikon çiftin mbretëror. Vajza e mbretit dhe shërbëtoret e saj, si edhe xhuxhi, janë mbledhur përpara monarkut të tyre. Pak më tutje një lajmëtar ose ministër ndodhet pranë derës. Në një pasqyrë të shndritshme reflektohet çifti mbretëror.

7- Pikaso – “Guernica” (1937), në Madrid

Kur Pikaso filloi të pikturojë protestën e tij kundër bombardimit të Guernikës, kryeqytetit antik bask, nga forcat ajrore të Hitlerit gjatë Luftës Civile në Spanjë ai ishte në kulmin e suksesit të tij. Tridhjetë vjet pas pikturës së tij subversive moderniste “Les Demoiselles d’Avignon” inteligjenca e tij e kubizmit tanimë ishte pasuruar nga mitologjia dhe poezia e zbuluar nga lëvizja surrealiste. Ai hodhi vështrimin e tij në disa piktura historike si ajo e “Zjarrit të Rafaelit” në Borgo dhe vendosi poshtë deklaratën më të bukur njerëzore të shekullit 20.

8- Mikelanxhelo – “Të burgosurit” (1519-1534), në Firence

Piktura e Mikelanxhelos “Të burgosurit” ose “Skllevërit” u nis për varrin e Papa Juliusit të Dytë, por nuk u përfundua kurrë. Në tërësinë e tij, duke përfshirë “Skllevërit rebelë dhe të vdekur” në Luvër dhe statuja e Moisiut e përfunduar reduktuan versionin e varrit në Romë. Kjo përbën kryeveprën më të madhe të papërfunduar në botë. Por Mikelanxhelo nuk i ka lënë gjërat e papërfunduara për shkak të përtacisë së tij. Kjo është një zgjedhje aspak estetike. “Të burgosurit” e Mikelanxhelos janë një shprehje e kushteve njerëzore që ngjasojnë me Hamletin e Shekspirit.

9- Skulpturat “Partenon” (447-442 para Krishtit), në Londër

Pjesët e gjata prej mermeri, statujat kolosale të thyera të zotave, skulpturat e centaurëve duke luftuar njerëzit që lord Elgin i largoi nga Akropoli i Athinës dy shekuj më parë njihen sot si objekte kontroverse, gjë që është e trishtueshme, sepse ne duhet të mrekullohemi me gjenialitetin e tyre. Shumica e skulpturave antike greke janë kopjuar nga romakët. Ky është ai që quhet me të vërtetë arti klasik.

10- Cezanne – “Mont Sainte Victorie” (1902-1904), në Muzeun e Filadelfias

Vizioni i thyer i Cezannes, intensiteti i vështrimit të tij dhe ashpërsia në mendje teksa përpiqet të shohë dhe të kuptojë thelbin e malit është njëra nga betejat më befasuese në historinë e artit. Nga kjo shumë shpejt lindi kubizmi dhe abstraksioni. Sikur kërkimet e Cezannes të kishin vazhduar më tej ai do të ishte pjesë e artistëve më të mëdhenj të historisë, përgatiti “Zëri”. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Tenton një puthje me breshkën por i ndodh e papritura

VIDEO/ Tenton një puthje me breshkën por i ndodh e papritura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në krye të detyrës/ Dalin fotot e policit të vrarë dhe të autorit të ngjarjes në Maliq

Vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në krye të detyrës/ Dalin fotot e policit të vrarë dhe të autorit të ngjarjes në Maliq

June 4, 2026
Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

June 4, 2026
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, SHBA ndërmjetëson marrëveshjen

Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, SHBA ndërmjetëson marrëveshjen

June 4, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

June 4, 2026
Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

June 4, 2026
Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

June 4, 2026
Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

June 4, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

June 4, 2026
“Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec

“Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec

June 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Mandati i popullit të jep të drejtën e qeverisjes dhe jo të sundimit

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In