• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Lartë për Durim Bamin: I rrezikshëm

by Java News
29/05/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë zbardh arsyetimin e vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Durim Bamin.

Aktualisht Bami është i bashkëpandehur në një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë me ish-deputetin Mark Frroku dhe deputetin Tom Doshi. Ata akuzohen për “kallëzim të rremë” duke “fabrikuar” prova të rreme për një skenar eliminimi fizik të deputetit Doshi.

Në vendimin e shpallur më 31 mars 2016 në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal nuk pranoi kërkesën e Bamit për zëvendësim të masës “arrestit shtëpiak” me masën “detyrim për paraqitje”.

“Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të zbardhur dy ditë më parë, ku argumentohet përse Kolegji Penal nuk pranoi kërkesën e Bamit për t’i lehtësuar masën e sigurisë. Gjykata vlerëson se lirimi i të pandehurit Bami mund të dëmtojë hetimin gjyqësor dhe zbulimin e së vërtetës.

Duke iu referuar rrezikshmërisë së tij, Gjykata arsyeton se zbutja e masës së sigurisë e “zhvesh” atë nga mbikëqyrja e Policisë Gjyqë-sore dhe krijon mundësi arratisjeje apo kryerjeje të një vepre tjetër penale.

Durim Bami qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 8 majit 2015, datë kur Gjykata e Lartë zbuti masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar ndaj tij më 30 mars të vitit të kaluar.

ARSYETIMI

Në vendimin e përbërë nga 10 faqe në total, Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtari Ardian Nuni dhe anëtarët Evelina Qirjako, Mirela Fana, Shkëlzen Selimi e Artan Broci arsyeton se në gjendjen aktuale të akteve, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Durim Bamin.

“Në gjendjen që janë aktet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Durim Bami ka rrethana që tregojnë se, vazhdon të qëndrojë ‘dyshimi i arsyeshëm’ për kryerjen e veprës penale të ‘kallë- zimit të rremë’, në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të kryhet ndjekja penale ndaj një personi tjetër”, argumentonte Kolegji.

Sipas gjykatës, nga data që të pandehurit Bami i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi” dhe deri në ditën kur është paraqitur kërkesa për zëvendësimin e kësaj mase, si dhe gjatë këtij gjykimi, nuk është evidentuar që të jenë lehtësuar nevojat e sigurimit, apo që të ketë shkaqe ligjore për zbutjen e masës së sigurisë.

RREZIKSHMERIA

“Kolegji Penal i vlerëson të bazuara pretendimet e prokurorit se zëvendësimi i masës së sigurimit mund të ndikojë në procesin e të provuarit. Caktimi i masës së sigurimit ‘detyrim për paraqitje’ do mundësonte për të që të ndërhynte në procesin e të provuarit dhe se ajo i përshtatet rrezikshmërisë shoqërore të veprës në veçanti, por edhe autorit të saj.

Në thelb, vlerësohet se ndryshimi i masës së sigurimit për të pandehurin Durim Bami mund të dëmtojë hetimin gjyqësor dhe zbulimin e së vërtetës. Zëvendësimi i masës së sigurimit në ‘detyrim për paraqitje’ heq mbikëqyrjen nga ana e Policisë Gjyqësore dhe krijon premisa rrezikshmërie që i pandehuri mund të largohet ose të kryejë ndonjë tjetër vepër penale.

Duke marrë në konsideratë sa më sipër, kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit personal, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në rastin konkret ndaj të pandehurit Durim Bami, nuk ekzistojnë kushtet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, për zëvendësimin e masës së sigurimit nga ‘arrest në shtëpi’, në atë të ‘detyrimit për paraqitje’”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Në lidhje me rrezikun e largimit të të pandehurit Bami dhe mundësisë që ai t’i fshihet drejtësisë, Kolegji Penal përmend momentin e ndalimit të tij, më 2 mars 2015, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Panorama/ a.k

Next Post

Nishani në Samitin e Sarajevës: Integrimi në BE, objektivi ynë më strategjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In